Shpërndaje

Modelet ‘Slim Fit’ për të nxjerrë në pah format trupore të shtatzënave:

Ky model i fustanit është shumë i thjeshtë dhe i zakonshëm, por duket njëkohësisht aq bukur sikur në rrugët e qytetit, por edhe në tapetin e kuq…

Shumë nga yjet e famshme gjatë shtatzënisë vazhdojnë të kujdesen për stilin e tyre dhe se çfarë duan të veshin. Megjithatë, edhepse shijet e tyre të modës ndryshojnë, ekziston sërish një kombinim veshjesh që nënat e ardhshme të famshme i posedojnë në garderobën e tyre.

Bëhet fjalë për fustan njëngjyrësh me prerje të ngushtë.

Ky lloj i fustanit është shumë i thjeshtë, por njëkohësisht duket po aq mirë sikur nëpër rrugët e qytetit, por edhe në tapetin e kuq, dhe duke marrë parasysh faktin se gjatë nëntë muajve në vend të parë është pritja e ëmbël dhe komoditeti, nuk është fare çudi se çfarë adhurojnë gratë shtatzëna të famshme. Me fustane të tilla, mund të theksohet me shumë krenari stomaku i fryrë nga shtatzënia, gjë që edhe tani nënat aktuale shtatzëne i veshin si Beyonce dhe Rosie Huntington – Whiteley.

Gjithashtu është parë edhe Kima Kardashian gjatë shtatzënive të saj se preferon fustanet e tilla njëngjyrëshe dhe përbën ndoshta ndër kombinimet e saja të preferuara, andaj edhe gjatë dy shtatzënive iu ka përmbajtur stilit të tillë.

Ja cilat femra tjera të famshme gjatë shtatzënisë kanë adhuruar veshjen e tillë, përcillni fotot në galeri:/femra.net/

Rosie Huntington – Whiteley

Kim Kardashian

Natalie Portman

Chrissy Teigen

Shpërndaje
Postimi i ardhshëmMaskë fytyre me banane