Shpërndaje

Përbërësit:
2 dcl ujë
450 gr sheqer
1 margarin
200 gr kokos
400 g qumësht pluhur
100 gr lajthi

Përgatitja:
Uji dhe sheqeri vlohen,i qitet margarina dhe përzihet deri të shkrihet margarina.

E largojmë enën nga zjarri dhe i shtojmë kokosin dhe qumështin pluhur.

I përziejmë mirë dhe i lejmë tërë natën në frigorifer.Të nesërmen marrim masën e përgatitur dhe formojmë topthat të cilëve ne mes ia shtijmë nga një lajthi dhe i rrotullojmë në kokos. /embelsira-ime/