Shpërndaje

Fajësoni gjenetikën

Edhe pse meshkujt mund të kenë celulit, ai njihet më shumë si problem i femrave, duke prekur kështu 80-90% të femrave, e vetëm 10% të meshkujve. Ky fenomen në formë yndyre shfaqet më shpesh në kofshë dhe prapanicë.

Gjenetika, jeta jo-aktive, ushqimi dhe gjinia janë vetëm disa arsyet që kanë ndikim në celulit.

Por cka shkakton dukjen e celulitit që kaq shumë na pengon?

Për dukjen e celulitit fajësoni indin lidhës të përbërë kryesisht nga kolagjeni, që ndanë yndyrën nën lëkurë. Për gratë, ky ind lidhës është I formuar si huall mjalti, duke shkaktuar kështu që yndyra në kofshë të bëhet më e dukshme. I njejti ind në meshkuj është i krijuar si një rrjetë, duke bërë kështu që celuliti të jetë më pak i dukshëm.