Shpërndaje

Në një intervistë për Telegraf, Dafina Zeqiri tregon se si është dëshpëruar nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e saj rreth një palestre pjesë e së cilës ishte edhe ajo.

“Mbas plot takimeve, dhe planeve vendosëm që pjesa ime ishte marketingu, të jem fytyra e fitnesit dhe e involvuar brenda: rregulla, punëtorë, trajnerë personalë, takime) unë isha pjesë e fitnesit së bashku me katër persona tjerë, ashtu mendova unë dhe më thanë që jam,” tregon 28-vjeçarja në një intervistë për ‘Telegraf’.

“Puna ime e cila më ka kushtuar shumë kohë dhe ku arrita të përfundoj pa gjumë dhe me shumë sukses, në fund nuk u vlerësua nga “kolegët” e mi. Ata mbas tri vitesh më kërkuan të paguaj një shumë parash absurde që të isha ende pjesë e fitnesit. Gabim bëra unë që me besim të madh nuk kërkova kontratë ndaj “shokëve” të mi por nuk e prita që në fund të më keqpërdorin deri në atë masë që fjalët e fundit ndaj pronareve ishte ‘kështu ashtu të gjithë mendojnë që fitnesi është i yti, reklama postera sa të duash dhe kemi arrit shumë sukses, tash mund të vazhdojmë dhe pa ty’. Isha shumë e dëshpëruar me fitnesin, shokët dhe vetveten.”

“Në fillim s’pata dëshirë të fas, të jem e hapur për këtë punë sepse s’kisha kontratë, por në fund vendosa të flas me ju dhe që ta dinë edhe fansat, të mësojnë nga gabimi im dhe besimit të madh ndaj rrethit – ‘Sigurohu që çdonjëri në ‘varkën’ tënde është duke lundruar me ty, jo duke shpuar vrima’,” përfundoi Dafina, që siç duket ka marrë një mësim të mirë nga përvoja e pakëndshme me miqtë e saj.