Shpërndaje

Aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez ka mbuluar ballinën e revistës “UsWeekly” për të cilën ka treguar se si mban trupin në formë.

46-vjeçarja ka treguar se nuk e ka të lehtë të mbajë trupin në formë dhe se punon shumë që linjat e saj të jenë në formën si do ajo.

Një nga arsyet që ajo qëndron në formë të mirë fizike është se nuk pi alkool dhe as duhan.

“Nuk pi alkool, duhan e as kafe. Ajo në të vërtetë shkatërron lëkurën tuaj dhe dukeni si të vjetër”, ka thënë bukuroshja për këtë revistë duke shtuar se i pëlqejnë perimet e gjelbra.

Këngëtarja e njohur po ashtu ka thënë se ushtron nga 20 minuta në ditë dhe se preferon të flejë gjatë.