Shpërndaje

Ndodh që tërë ditën mos të shkojë mendja tek ai mirëpo kur ju kujtohet, befasoheni dhe kënaqeni se si nuk keni pasur kohë të mendoni për të. Kjo është shenja e parë e sigurtë se harrimi i ish të dashurit ka tejkaluar 60% dhe se ajo përqindje vetëm rritet.

Ai nuk dominon me mendimet e juaja. Çliruese! Kujtojeni se si më parë keni menduar tërë kohën për të dhe jeni ndjerë e sëmurë. Gjithçka ju ka kujtuar atë dhe në momente nuk keni mundur të përmbaheni nga lotët, posaçërisht kur dëgjoni këngën tuaj apo gjeni diçka që ua ka dhuruar ai. Tani këto gjëra nuk janë më, e keni rikthyer mendjen tuaj dhe mendimet e juaja për vete.

Kur takoheni rastësisht në publik nuk ju përzihet stomaku. Kjo është një gjendje e lehtësimit të madh pasiqë në vend se të shmangeni nga ai tani jeni vetvetja dhe madje mund edhe të flisni me të.

Mund të fleni me dikë tjetër dhe të mos ndjeheni me faj se keni bërë diç të keqe por të dëfrehesh dhe të krijosh kujtime të mira.

Ke filluar t`i harrosh gjërat që ju kanë lidhur aq shumë. Fuqia e dashurisë së dështuar humbet, filloni të harroni gjërat më të mira dhe momentet më të hareshme që kishit bashkë.

 Nuk ka më urrejtje dhe akuza. Në fazën fillestare të rikuperimit keni pasur shumë ndjenja negative mirëpo tani nuk jeni tërbuar dhe nuk e urreni ish-in tuaj që ju ka tradhëtuar.

Nuk e përcjellni më në rrjetet sociale. Shprehia që ta përcillni çdo ditë në rrjetet sociale, madje edhe të përdorni profil të rrejshëm që mos të zbuloheni- është zhdukur. Tani nuk ju intereson se si është dhe se çfarë bën por jeni e fokusuar në atë se si jeni dhe çfarë do bëni.

Keni shlyer të gjitha letrat nga ai. SMS porositë që i keni ruajtur në celular i keni fshirë dhe nuk jeni bërë keq përë këtë veprim pasiqë nuk dëshironi të humbisni kohë me fjalë që nuk kanë kuptim më.

Mendoni për një lidhje të re. Ndjeheni se nuk keni frikë të filloni një lidhje të re. Nuk mendoni nëse do të lëndoheni prap por mendoni për atë se a do të jeni e lumtur përsëri.

Lidhja e tij nuk ju shqetëson. Jeni në gjendje të ndjeheni mirë për të dhe të tregoni atë sinqerisht, nuk e urreni për të këqijat dhe nuk e idealizoni për të mirat./femra.net/