Shpërndaje

FAJITAS

400 gr biftek viçi
400 gr fileto pule
1 shishe birrë
½ lugë kafeje kumin
2 lugë supe salcë soje
3 speca me ngjyrë
2 kokrra qepë
2 limonë jeshil
Kripë
Piper i zi
Pite

Fillimisht presim mishin e viçit dhe të pulës në shirita, i vendosim në tasa të veçantë dhe i mbushim me birre duke shtuar lëngun e limonëve jeshilë si dhe majdanoz të grirë imët. Të dy tasat i vendosim në frigorifer për 1 orë. Ndërkohë vendosim në zjarr një tigan zgare me pak vaj ulliri, vendosim të gjitha perimet (qepët të prera në gjysmërrathë ndërsa specat në shirita). Sapo të marrin ngjyrën e pjekjes, vendosim mishin të cilin e kullojmë më pare nga marinada. E kavërdisim mishin me perimet për 8 minuta duke shtuar kumin, salcën e sojës, kripën, piperin e zi dhe një lugë gjelle lëng limoni. E lemë të ftohet pak dhe fillojmë mbushim petët e tortillas.