Shpërndaje

Kjo lojë, e njohur si “Sfida e Balenës Blu” është krijuar nga Philipp Budeikin, i cili tani është në burg dhe qëllimi i saj ishte pikërisht detyrimi i të rinjëve dhe fëmijëve ta lëndojnë vetën e tyre, ndërsa deri më tani ka rezultuar edhe me vdekjen e qindra prej tyre nepër botë, transmeton lajmi.net

Përveç mediave të cilat kanë raportuar dhe kanë këshilluar prindërit të jenë të kujdesshëm në lidhje me lojën e cila po i detyron të rinjtë ta vrasin vetën edhe policia ka dalur me komunikatë duke treguar se kjo lojë është shumë e rrezikshme dhe prindërit duhet t’i kontrollojnë lëvizjet e fëmijëve të tyre në rrjetet sociale dhe telefonët, tabletat ose mjetet e tjera të ngjashme.

Si ti mbroni fëmijët, vëllezërit ose motrat e juaja më të vegjël nga kjo lojë?

Kërkuesit, aplikacionet, webfaqet dhe gjithçka tjetër duhet të jetë direkt e kontrolluar nga prindërit para se të përdoret nga fëmijët dhe kjo duhet të ndodhë vazhdimisht, pasi sfida thuhet se fillon dhe zhvillohet shumë shpejt e mund të përfundoj në tragjedi.

Edhe Google edhe Apple, të dyja së bashku kanë lansuar intruksionet se si mund të bëhet kontrolli prindëror në sistemin Android dhe atë iOS.

Si mund ta dini nëse fëmija juaj po luan me këtë lojë?

Nëse vëreni ndryshime të dukshme tek fëmija juaj, lëvizje të cilat nuk i keni parë asnjëherë më parë ose thjeshtë lëvizje të çuditshme, fjalë të çuditshme të cilat nuk ju duken normale, atëherë duhet të ndërmerrni menjëherë hapat mbrojtës, duke folur me të, duke kontrolluar pajisjet e tij elektronike ose edhe duke u këshilluar me ndonjë psikolog, shkruan lajmi.net

Loja e cila tani pothuajse të gjithë kanë dëgjuar për të – i ka bërë të vdesin qindra të rinj dhe fëmijë, ndërsa shumë të tjerë e kanë lënduar vetën. Loja si duket shumë shpejtë ka arritur edhe në vendin tonë, pasi mediat veç kanë gjetur rastet e para kur kjo lojë është luajtur nga të rinjë dhe fëmijë.

Pra, duhet të keni shumë kujdes në vazhdim, kur i lejoni fëmijët tuaj të lozin loja të ndryshme në pajisjet teknologjike, sepse kjo lojë mund t’iu kushtojë me jetë atyre./Lajmi.net/