Shpërndaje

Një nga dhuratat më të shpeshta të femrave që sigurisht meshkujt ua bëjnë – është dhurimi i luleve për raste të ndryshme. Dhënia e luleve gjithmonë mbart një simbolikë në vete. Pa marrë parasysh se çfarë kuptimi të fshehur mund të ketë një lule e caktuar, shumë njerëz besojnë se ky gjest është mënyra më e mirë për t’ia fituar zemrën një femreje.

Trëndafilat në përbërjen e tyre kanë aminoacide në të cilën aroma e tyre e këndshme stimulon sekretimin e hormonit të lumturisë endorfin, duke ngjallur kështu vetëm emocione pozitive tek njerëzit. Trëndafili i kuq është simboll i pasionit, dashurisë së pakushtëzuar.

tendafila-lule

Simbol i pafajësisë, dashurisë së përjetshme dhe besimit është trëndafili i bardhë. Nëse një buqetë me lule përmban trëndafil të bardhë, kjo nënkupton se partneri dëshiron të kalojë jetë të përbashkët me ju. Trëndafilat rozë janë simbol i dashurisë së parë. Trëndafilat e verdhë janë simbolikë e miqësisë së vërtetë, ndërsa vetëm një trëndafil i verdhë nxit simbolin e xhelozisë.

Orhidetë janë lule që karakterizohen me bukurinë e tyre të shkëlqyer dhe kombinimin e ngjyrave të veçanta. Këto janë shenjë e pjellorisë, dashurisë, romancës, bukurisë, erotizmin dhe dëshirës për intimitet.

lule-dhurate-orhide

Lalet janë të njohura për ndikimin pozitiv dhe disponimin tek njerëzit, por janë edhe si një dhuratë shumë e mirë tek femrat që janë të prirura me depresion apo disponim të keq. Simbolizojnë bukurinë, madhështinë, pasurinë, famën. Lalet e kuqe janë simbol i dashurisë dhe besimit, të verdhat simbolizojnë admirim dhe dashuri të pashpresë, e purpurt simbolizon dinjitetn ndërsa të bardhët simbolizojnë meshkujt që përpiqen të kërkojnë falje.

lule-

Zambakët janë lulet e pafajësisë, bukurisë së paprekur dhe dashurisë shpirtërore. Lulet e purpurta simbolizojnë fatin e mirë, ndërsa ato me ngjyrë të verdhë gënjeshtrat dhe mashtrimet. Mimoza nënkupton mendimet delikate dhe dashurinë, respektin, ngrohtësinë dhe qetësinë. Kamelia me ngjyrë të kuqe simbolizon që një femër ti kthehet partnerit të tij. Gerbera, pavarsisht nga lloji i ngjyrës, gjithmonë ka të njejtin kuptim: “Jeta ime është më e mirë se e jotja”. Gardenia është lule që simbolizon dashurinë e fshehtë, jasemini tregon besnikërinë.

lule-zambaket

Lulja Amarilis me ngjyrë të kuqe paraqet ndjenjat e forta të dashurisë, ndërsa lulja e kuqe Anthurium, për shkak të formës së saj si zemër, meshkujt ia dhurojnë femrave, si simbol që zemra e tyre tu takojë vetëm partnerit përgjatë tërë jetës./femra.net/

lule-amarilis