Shpërndaje

Ka plotë lloje të fustaneve, disa janë më të shtrenjta për shkak se janë bërë në mënyre unike, ndërsa tjerat janë më të lira.

Ka shumë stilistë në të gjithë botën që janë duke i bërë fustanet e femrave të famshme dhe çmimet e tyre nuk mund t’i përballojë secila femër.

Këto fustane janë të shtrenjta por padyshim që të bënë të dukesh më së miri dhe më ndryshe se nga secila femër në botë.

Kjo është lista e 10 fustaneve më të shtrenjtë që lajmi.net e sjell për ju:

1) Fustani i Princeshës Diana

List of Top Ten Most Expensive Dresses in the World

Princesha Diana është një personalitet i njohur për të gjithë botën. Ajo njihej për stilin e saj unik si dhe për fustanet më të bukura e me luksoze.

Ajo këtë fustan e ka veshur për herë të parë në festivalin e filmit në Cannes, ku ishte premiera e Operës në Londër të vitit 1989.

Çmimi i këtij fustani të bukur sillet rreth 125,000$.

2) Swaroski Dirndl

Top Te Most Expensive Dresses in the World

Ky kostum për herë të parë është parë në festivalin e Munihut në vitin 2006.

Ky fustan duket si një fustan mbretëror dhe çmimi i tij sillet rreth 127,000$.

3) ‘Golden Evening’ nga Ginza TanakaTop Ten Expensive Dresses in the World

Ky është një fustan unik në të gjithë botën për shkak të stilit si dhe dizajnit të tij.

Ky fustan është shitur me një çmim shumë të lartë për shkak se është i përbërë nga fije ari. Pesha e këtij fustani sillet rreth 1.1 kg, ndërsa çmimi i tij është 245,000$.

4) Fustani i ditëlindjes së Marilyn MonroeList of Top 10 Most Expensive Dresses in the World

Këtë fustan Marilyn Monroe e ka veshur në ditëlindjen e 45-të të presidentit John F. Kennedy.

Ky fustan gjithashtu është konsideruar fustani i parë që arrinte vlerën 1 milion dollarë.

Është i dizajnuar nga Jean-Louis Berthaulto, që ishte stilist shumë i famshëm në vitin 1961 dhe ishte bërë vetëm për Monroen, që ajo ta vishte atë natë e që çmimi i këtij fustani kishte bërë bujë në media.

Çmimi origjinal i këtij fustani ishte 12000$ por në ankand ishte shitur për 1.3 milionë dollarë.

5) Fustani i çmuar i Maria Grachvogel

Top Five Most Expensive Dresses in the World

Ky fustan i bukur i Maria Grachvogel ishte punuar nga 2000 gurë të çmuar diamanti dhe për herë të parë ishte shfaqur në ‘Fashion Show’ të Marias.

Çmimi i këtij fustani ishte rreth 1.8$ milion.

6) Fustani me gurë të zi diamanti nga Debbie Wingham

Top 5 Most Expensive Dresses in the World

Ky kostum i dizajnuar dhe punuar nga stilistja e modës Debbie Wingham, ishte shfaqur për herë të parë në shfaqjen e modës të Kievit.

Ishte një fustan shumë i bukur i mbushur me 1000 diamant të zi e të bardhë dhe kishte marrë kohë 6 muaj për tu punuar dhe peshon rreth 13kg.

Çmimi i këtij fustani të bukur ishte 5.5$ milion.

7) Fustani i Diamantit nga Scott Henshall

Top Three Most Expensive Dresses in the World

Ky është një fustan krejt ndryshe nga tjerët pasi që ky ishte punuar në formën e rrjetës së merimangës.

Për herë të parë është veshur nga këngëtarja e famshme Samantha Mumbai në vitin 2004 për premierën e filmit Spiderman.

Ishte i mbushur me rreth 3000 diamantë si dhe çmimi i tij sillet rreth 9$milionë.

8) ‘Bilbili’ i Kuala Lumpur                                 Most Expensive Dress in the World

‘Bilbili’ është fustani më i shtrenjtë në të gjithë botën, me çmimin që sillet rreth 30$ milion e që është e pabesueshme për njerëzit.

Është dizajnuar dhe punuar nga Faiyzali Abdullak dhe është i përbërë me material si mëndafshi, byrynxhyki, saten etj.

Gjithashtu kishte edhe rreth 751 kristale Swarosvski të diamantit dhe ishte shfaqur për herë të parë në vitin 2009, ku edhe u bë i famshëm në të gjithë botën. /Lajmi.net