Shpërndaje

Ky truk funksionon mjaft mirë për Victoria Beckham …

Mbajtja e nivelit tuaj të energjisë gjatë gjithë ditës së punës mund të jetë e vështirë, dhe ndonjëherë ndjehemi ditë të tëra sikur lëvizim krejtësisht të pagjumur, pasi kemi bërë tetë apo katër orë punë. Lufta është shumë e vërtetë, njerëz.

Për fat të mirë, kemi zbuluar një truk i cili do të transformojë plotësisht nivelin tuaj të energjisë.

Ekspertët thonë se çelësi për ndjenjën e të qenit zgjuar (freskët) gjatë gjithë ditës qëndron në dushin tuaj në mëngjes. Sekreti është të bëni një dush me ujë të ftohtë për 30 sekonda, ujë të ngrohtë për 30 sekonda, i ndjekur nga një tjetër 30 sekonda me ujë të ftohtë. Rregulli i artë? Gjithmonë përfundoni me një ‘shpërthim’ me ujë të ftohtë nëse dëshironi të ndjeheni më të freskët.

Sipas Entrepreneur, përfitimet e këtij truku janë pothuajse pafund. Ndryshimi i temperaturës, përderisa ju bëni dush menjëherë rrit qarkullimin e gjakut, hap kapilarët dhe furnizon me energji si mendjen ashtu edhe trupin tuaj. Me kalimin e kohës megjithatë, kjo përmirëson rrezistencën tuaj ndaj stresit dhe aftësinë e trupit për të djegur yndyrnat, si dhe rritjen e nivelit tuaj të qelizave të bardha të gjakut.

Me sa duket kjo është diçka që Victoria Beckham e bën çdo ditë dhe, nëse e merrni parasysh se sa e suksesshme është ajo, në mënyrë të qartë bënë mrekulli.

Kjo është padyshim diçka që ne duhet ta provojmë gjatë javës së punës.