Shpërndaje

Kur bëhet fjalë për të ushtruar, lloji i aerobikut tejkalon përmasat më të mëdha të efikasitetit. Të gjitha mënyrat zbavitëse për t’u djersitur me anë të 150 minutave të aktivitetit aerobik çdo javë, siç është noti, volejbolli, ecja e shpejtë – çdo gjë që përshpejton rrjedhjen e gjakut dhe frymëmarrjes.

Lloji tjetër më pak tërheqës është trajnimi i muskujve apo forcimi i tyre. Përderisa shumica e amerikanëve preferojnë aerobikun, vetëm 20% e tyre preferojnë aktivitetet për forcimin e muskujve. Ndërsa femrat kanë tendencë t’iu shmangen sa më shumë këtyre aktiviteteve.

Por, shmangia nga kjo rezulton në mos mbajtjen e trupit të tyre. Trajnimi për forcim të muskujve, në mënyrë të konsiderueshme ul rrezikun për diabet të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare, thuhet sipas një studimi të botuar në revistën e Mjekësisë dhe Shkencës.

Shkencëtarët dhe të gjithë të tjerët që kanë provuar ngritjen e peshave, kanë njohur faktin se ky lloj trajnimi i bën muskujt më të mëdha. Gjithashtu mbron eshtrat duke rritur dendësinë e tyre, një përfitim i rëndësishëm për gra të moshuara. Por, provat më të fundit tregojnë se poashtu redukton Indeksin e Masës Trupore (BMI), që përmirëson mënyrën se si trupi përdor insulinën. Muskujt e mëdhenj nënkuptojnë poashtu se glukoza mund të futet në trup më mirë.

Studiuesit kanë kërkuar të njohin përfitimet e këtij trajnimi për forcim të muskujve, se si mund të ndikojnënë në rrezikun e diabetit tip 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare të një personi.

Duke përdorur të dhëna nga Studimi i Shëndetit të Femrave, këta kanë përcjellur rreth 36,000 gra të moshuara rreth moshës 47-98 vjeçare. Këto femra kanë plotësuar formular çdo vit prej vitit 2000-2014 në lidhje me nivelet e stërvitjeve dhe shëndetit të tyre dhe njëra nga pyetjet ishte që gratë të vlerësojnë se sa peshë kanë ngritur apo i kanë trajnuar muskujt çdo javë në vitin e kaluar. Hulumtuesit kishin gjurmuar femrat që kishin sëmundje kardiovaskulare si sulm në zemër dhe goditje, si dhe diabet tip 2.

Nëse një grua praktikonte këto ushtrime për forcimin e muskujve, kishin gjasa të kenë indeks më të ulët të masës trupore, të ushqeheshin në modele të shendetshme të dietave dhe kishin më pak gjasa të jenë duhanpirëse aktuale, për dallim nga gratë tjera.

Trajnimi i forcës muskulore ishte poashtu i lidhur me rrezikun e femrave për këto dy gjendje. Ato femra që kishin konfirmuar stërvitjet për forcim të muskujve kishin rrezik më të ulët rreth 30% për diabet tip 2 si dhe 17% rrezik më të ulët për sëmundjet kardiovaskulare në krahasim me ato femra që nuk bënin stërvitje të tilla, edhe pasi studiuesit kishin kontrolluar për variabla tjerë si mosha, futja e pemëve dhe perimeve si dhe aktiviteti fizik.

Nuk është e habitshme, se shtimi i aktivitetit aerobik ndihmon në uljen e këtyre rreziqeve edhe më shumë. Ato femra që bëjnë të paktën 120 minuta ushtrime aerobik në javë dhe disa trajnime për forcim të muskujve, kishin rrezik më të ulët me 65% për diabet tip 2, në krahasim me femrat që nuk bënin asnjërin nga këto ushtrime.

Duhet bërë më shumë hulumtime që të përcaktohet sasia optimale e trajnimit për forcim të muskujve për femrat dhe meshkujt, në mënyrë që të zvogëlohen rreziqet e tyre. Por, studimi tregon se të dy llojet e stërvitjeve ofrojnë përfitime unike./femra.net/