Shpërndaje

Të gjithë besojmë se si të vegjël të gjithë kemi pasur ndonjë personazh të animuar të preferuar nga Disney…Prisni prisni, edhe tani ju akoma adhuroni këto filma të vizatuar pavarsisht moshës që keni!

Në sajë të personazheve të Disney, ose më saktë, Minnie Mouse, kanë dalur sandalet më të përsosura me take të larta! Dhe po, këto janë aksesorë të domosdoshëm në tregun e modës, janë veçmë një kohë në treg dhe janë bërë papritmas sërish virale dhe tepër të pëlqyeshme, si dhe shumë të kërkuara në Instagram. Të gjithë jemi të mahnitur pas këtyre dhe besojmë se edhe ju njëlloj e keni ndjesinë si ne!

Pra, sandalet janë me një dizajn mjaft të thjeshtë, por me detaj mjaft të lezetshëm që i ngjajnë veshëve të Minnie Mouse. Dhe, duke pasur parasysh faktin se janë në dispozicion në ngjyra të ndryshme, me dizajne të veçanta dhe materiale të llojllojshme, ju mund t’i kombinoni ato në të gjitha rastet e veçanta. Edhe fustani më i thjeshtë do të duket i mahnitshëm nën kombinimin e këtyre sandaleve elegante, ndërsa sa i përket kombinimit me xhinse të mos flasim fare! Nëse jeni person që i kushtoni vëmendje detajeve, kur bëhet fjalë për stilin, atëherë ju e kuptoni se si një palë sandale mund të ndryshojnë përshtypjen në përgjithësi!

Përndryshe, këto sandale janë të firmosura nga dizajneri italian Oscar Tiye që i dëshiron secila femër pa përjashtim, pavarsisht nëse janë të fiksuar pas Minnie Mouse apo jo. Thjeshtë, në shikim të parë, këto sandale me këtë detaj jo të zakonshëm, kanë fituar vëmendjen e të gjithëve në rrjetet sociale. Janë në dispozicion me take të ulëta, të larta, me take të trashë apo më të hollë si dhe çmimet sillen përafërsisht nga 450-700 dollarë./femra.net/