Shpërndaje

Kurrë mos u vononi për t’u rregulluar më…

Le të jemi të sinqertë: kur e kemi kohën shumë të limituar apo thjeshtë jemi përtacë ndonjë ditë, gjëja e fundit që na shkon ndërmend është të aplikojmë rutinën e bukurisë. Ju akoma dëshironi të dukeni bukur në ambient pune, sidomos gjatë kohës së pushimit me kafe në dorë. Pra, si vallë ndokush mund të duket aq bukur me fytyrën e rregulluar në mëngjes, megjithëse ka ndaluar dy-tri herë alarmin për punë? Në vazhdim, këto gjashtë truqe do të ju ndihmojnë të dukeni bukur, pavarsisht se kur zgjoheni.

Truku #1: Bëni eksfoliant fytyrës para aplikimit të grimit

Të gjithë femrat që aplikojnë bazë apo fondacion e kanë të njohur gjendjen e thatë të lëkurës së fytyrës dhe se sa e bezdisshme është pastrimi me hidratues dhe sërish duket jo këndshëm. Kjo është arsyeja pse duhet t’i bëni eksfoliant fytyrës para se të aplikoni çfarëdo lloj grimi. Kjo ju kursen kohë sepse buzëkuqi juaj, themeli e çdo gjë shkon më lehtë më pas. Ju mund të përdorni një sfungjer të butë për lyerje ditore i cili është i përbërë nga fibra natyralë nga rrënjë bimore konjak. Ky sfungjer është mjaft i butë, thejshtë zhyteni në ujë dhe aplikojeni në zonat e fytyrës duke ëprfshirë edhe buzët. Më pas masazhoni me disa pika vaj natyral që absorbon shpejtë, është diçka vërtetë gjeniale.

Truku #2: Përdorni një krem me faktor mbrojtës nga dielli si hidratues tuajin

Është një nga produktet që secili harron, apo thjeshtë neglizhon aplikimin, ose për shkak të formulës tradicionale sepse lënë shenja të bardha në lëkurë. Por, fatmirësisht, formulat e reja ofrojnë një konsistencë të shkëlqyer dhe të pastër pa lënë asnjë gjurmë apo shenjë të kremit të bardhë në lëkurë. Ju mund të përdorni krem të tillë me faktor mbrojtës nga dielli si hidratues i shkëlqyer apo mund ta përzieni me bazën tuaj për mbrojtje të përditshme.

ruku #3: Përdorni një maskara multifunksionale

Në vend që të aplikoni një pamje të plotë me vetulla të theksuara, lajner për sy, hijëzim të syve dhe maskara, fokusohuni vetëm në qerpikët tuaj për një pamje të lehtë dhe tërheqëse. Provoni një xhel për qerpikë që ka fibra të vegjël që rrisin mbushjen e harqeve tuaja duke i mbajtur ato në vend. Sa për llojin e maskarës, zgjedhni një tub që ka multi-funksione, që ka shkop magjik e të përshtatshëm duke ofruar vëllim të madh.

Truku #4: Krijoni një pamje monokromatike

Në vend që të përdorni nuanca të shumta për hijen e syve, skuqësin dhe ngjyrën e buzës, aplikoni një produkt me shumë qëllime si për shembull edhe për buzë edhe si skuqës. Ky produkt është kaq i lehtë për t’u përdorur dhe ka qëllime shumë funksionale, duke ju dhënë një pamje njëngjyrëshe apo monokromatike.

Truku #5: Krijoni pamje të flokëve të larë me shampo të thatë

Ndonjëherë kur keni flokë jo edhe aq të lara, mund të maskoni pamjen tuaj me anë të shamposë së thatë në formë pluhuri si dhe duke i dhënë një absorbim të dukshëm. Aplikojeni këtë formulë së paku 8 centimetra larg flokëve tuaj, lëreni të veprojë për disa minuta, shpërndajeni nëpër flokët me një furçë e më as me tharëse jepni volum flokëve tuaj. Me një fjalë, mund të keni flokë të pastërta në vetëm disa minuta kohë.

Truku #6: Provoni manikyr me nuancë të hapur

Nuk keni arsye pse mos t’i ofroni vetes një shans duke shkuar në salon bukurie për manikyr, kjo sjell përfitime të shumta reaksimi, andaj cila është mënyra më e shpejtë për një mani të përsosur? Përdorni një shtresë të lehtë të manikyrit që than thonjtë tuaj përmes dritës në vend të ajrit, gjë që përdorin formulat tradicionale. Mbajtja në llambën me dritë ndikon që thonjtë të thahen sa më shpejtë!/femra.net/