Shpërndaje

Mjalti është armë aq e fuqishme për eliminimin e bakterieve sa që mjekët më parë duhet atë ta rekomandojnë për shërimin e infeksioneve bakteriale. Ai “sulmon” bakteriet nga disa kënde. Antibiotikët e zakonshëm duhet të jenë një terapi alternative apo mjet i fundit…

Mjalti është përdorur si trajtim antibakterial shumë kohë para se të zhvillohen antibiotikët sintetik, në kultura të ndryshme nëpër botë, për plagë dhe sëmundje.

Mjekët lehtë përshkruajnë antibiotikë për infeksione virale, që është e padobishme, sepse antibiotikët janë të efektshme vetëm kundër infeksioneve bakteriale. Edhe më keq, përdorimi i tyre i tepruar, do të shkaktojë që organizmi në të ardhmen më vështirë të përballet me infeksionet, sepse antibiotikët rrezikojnë bakteriet e mira në zorrë. Antibiotikët e zakonshëm përdoruesit i bëjnë më të sëmurë në afat më të gjatë, më të brishtë dhe më të prirur ndaj infeksioneve, thekson portali Natural News.

Hulumtuesit nga Universiteti Salve Regina në Njuport kanë zbuluar arsyet se pse mjalti është edhe sot një prej antibiotikëve më të mirë natyror.

mjalte-qumesht

1.Autori kryesorë Susan M. Meschwitz paraqiti rezultatet në Konferencën e 247 nacionale të shoqatës kimike të Amerikës. “Vetia unike e mjaltit është se ai lufton me infeksionet në nivele të shumëta, duke e bërë të vështirë për bakteriet që të zhvillojnë rrezistencë,” shpjegoi ajo.

Ajo shtoi se mjalti është një “luftëtar mjaft i mirë”, sepse përdor armë të shumta në të njëjtën kohë – polyphenole, peroksid hidrogjeni dhe efekt osmotik. Efekti osmotik rrjedh nga përqëndrimi i lartë i sheqerit në mjaltë. Gjatë këtij procesi, uji nxirret nga qelizat e bakterieve, duke mos lënë asnjë zgjedhje tjetër patogjenëve përveç të dehidrojnë dhe vdesin.

2.Mjalti, gjithashtu ka edhe aftësi që të ndalojë krijimit e biofilmave (komunitetit bakterial). Mjalti në sajë të vlerave të tij rrezikon kanalin e komunikimit midis bakterieve dhe pengon bakteriet të lirojnë toksinat që rrisin aftësinë e tyre për të shkaktuar sëmundje.

3.Mjalti është armë aq e fuqishme për eliminimin e bakterieve sa që mjekët më parë duhet atë ta rekomandojnë për shërimin e infeksioneve bakteriale. Ai “sulmon” bakteriet nga disa kënde. Antibiotikët e zakonshëm duhet të jenë një “terapi alternative” apo mjet i fundit. Efekti antibiotik është më i dobët për shkak se ata vetëm synojnë procesin e rritjes së bakterieve, ashtuqë ato pas një kohe zhvillojnë një lloj rezistence ndaj tyre. Përveç kësaj, antibiotikët rrezikojnë bakteriet e mira në zorrë.

mjalte-luleMjalti vepron në mënyrë krejtësisht të ndryshme – duke parandaluar kanalin e komunikimit midis bakterieve, në sajë të efektit osmotik mundëson që strukturat bakteriale të dehidrojnë. Dhe në fund, është i pasur me polifenole, të cilët janë të njohur për aftësitë e tyre antioksiduese.

4.Mjalti nuk është vetëm antibakterial, por edhe antiviral dhe antifungal, pra vepron kundër bakterieve, viruseve dhe këpurdhave. Susan ka shpjeguari se me ekipin e saj ka matur vetitë antioksiduese të mjaltit. “Në studimet tona antibakteriale, kemi testuar ndikimin e mjaltit kundër Escherichia coli, Staphylococcus aureus dhe Pseudomonas aeruginosa (baktereve në urinë).”

Pra, kërkoni shërim dhe kënaqësi të ëmbël në mjaltin natyral vendor./femra.net/