Shpërndaje

Shumica prej nesh vuajnë nga uria e vazhdueshme dhe porhuajse çdo herë që shkojnë në frigorifer, shohin diçka për të ngrënë. Ne e dimë mirë se kjo ndjenjë e vazhdueshme e urisë është e rremë, sepse është thjeshtë e pamundur që ne të jemi të uritur në çdo njëzet minuta. Ekspertët e të ushqyerit japin këshilla se si të mbajmë këtë ndjenjë nën kontroll, për të ngrënë dhe të ndjehemi më mirë. Ja se çfarë na thonë ata:

Hani proteina! Atyre iu duhet më shumë kohë për t’u tretur, kështuqë do të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë dhe dëshira për të konsumuar diçka vazhdimisht do të reduktohet në mënyrë të konsiderueshme. Mishi, veza, fasulja – të gjitha këto përmbajnë proteina me cilësi të lartë që ne konsumojmë në bazë ditore, dhe mënyra tjetër është që në smoothie të shtojmë në mëngjes pluhur proteinik.

Konsumoni sasi të nevojshme të ujit! Nuk duhet harruar që së paku gjatë ditës të konsumojmë disa gota ujë. Ndonjëherë kur ndjejmë uri të butë, në të vërtetë jemi të etur, kështuqë kur hamë diçka, ekspertët thonë që të pijmë nga një gotë me ujë për të provuar nëse jemi vërtetë të etur.

Ju duhet të bëni sasinë e nevojshme të gjumit! Këtë këshillë duhet vazhdimisht ta mbani në mend sepse në kohët moderne, kemi shumë pak hapësirë për gjumë cilësorë. Studime të shumta kanë treguar se ata që flenë më pak shpesh hanë më shumë për shkak të lodhjes kronike. Madje për çdo individ, gjashtë orë gjumë është minimumi që ne duhet t’i sigurojmë trupit tonë.

Meditoni! Njerëzit paqësorë dhe të lumtur shumë më pak mendojnë rreth ushqimit. Shpesh ndodhë që hamë sepse jemi të pakënaqur, të bezzdisur apo nën stres. Prandaj, kur ndodheni në situata të tilla, ndaloni dhe përpiquni të merrni frymë thellë ose filloni meditimin. Trupi juaj sigurisht që do të jetë shumë faleminderues.