Shpërndaje

Mbase nuk e keni menduar asnjëherë, por disa nga ushqimet që ne përdorim në të përditshmen tonë, ndikojnë drejt për së drejti në shëndetin e lëkurës.

Por, ajo që i shqetëson më së shumti femrat, është të pasurit një lëkurë e cila nuk do të plakej kurrë dhe për këtë, ato i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale.

Por, para se ta bëni këtë, hidheni shikimin tek nëna natyrë dhe tek produktet e saj të mrekullueshme që jo vetëm fshijnë hijet e viteve, por ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm dhe të freskët.

Këto janë pesë ushqimet që luftojnë moshën dhe ju bëjnë të dukeni 10 vjet më të rinj:

1- Agrumet: Tashmë e keni mësuar që agrumet janë burimi kryesor i vitaminës C, por jo vetëm. Qitroja, portokalli, mandarina dhe limoni përmbajnë gjithashtu vlera të tjera ushqyese ku ndër më kryesorët përmendim acidin folik dhe antioksidantët. Këta përbërës ulin kolesterolin e lartë dhe acidin urik në gjak, parandalojnë oksidimin e venave të gjakut dhe mbrojnë zemrën.

2- Domatet: Domatet janë ndër perimet që nuk duhet të mungojnë kurrë në tryezën tuaj. Janë të pasura me vitaminë A , vitaminë C dhe acid folik. Licopeni është antioksidanti më i fuqishëm që gjendet tek domatja dhe mbron lëkurën nga rrezet ultravjollcë dhe mbron organizmin nga infeksionet e ndryshme.

3- Hudhra: Hudhra mund të mos ketë aromën e trëndafilit, por vlerat e saj ushqyese janë aq të mëdha sa nuk mund ta merrni me mend. Ka veti anti-bakteriale dhe anti-inflamatore që përmirësojnë qarkullimin e gjakut, luftojnë plakjen e parakohshme dhe ulin rrezikun e prekjes nga tumore të caktuara.

4- Çokollata e zezë: Me siguri dashamirësve të çokollatës së zezë do t’ju pëlqejë ky lajm dhe gjetën justifikimin perfekt ëpr të ngrënë akoma më shumë. Çokollata e zezë mbron lëkurën nga veprimi i radikaleve të lira dhe rrezeve të dëmshme të diellit, si dhe e hidraton atë.

5- Karotat: Edhe pse është fund ii sezonit të tyre, karotat janë shumë të ushqyeshme për trupin, mendjen dhe lëkurën. Beta-karoteni që gjendet tek karota mbron retinën e syrit nga dëmet e ndryshme dhe përmirëson shikimin, ndërkohë që edhe trupi përfiton prej dobive të saj pasi ky përbërës mbron lëkurën nga rrezet ultra-vjollcë.