Shpërndaje
Venat varikoze shkaktohen nga grumbullimi i gjakut në venat sipërfaqësore si rezultat i valvulave jo efikase që normalisht parandalojnë gjakun e tepërt të rikthehet përsëri poshtë. Ato mund të duken si vena ngjyrë blu të fryra mbi kyçe dhe në brendësi të gjymtyrëve të poshtme, mund të shkaktojë kruarje dhe bezdisje të përgjithshme dhe këmbët dhe kyçet mund të fryhen. Ato janë një ankesë e zakonshme në shtatzëni. Venat varikoze kanë tendencë të jenë të trashëguara: gjyshja, nëna mund të kenë pasur vena varikoze gjatë shtatzënisë.Venat varikoze janë një simptomë e zakonshme e shtatzënisë që nuk do të shkaktojë dëm dhe këshillohet se çorapet elastike mund të përmirësojnë simptomat, por nuk do të parandalojnë variçet.

Disa nga mënyrat që të pakësohen dhimbjet e venave varikoze janë:
• Të mos të qëndrojnë shumë gjatë ulur ose në këmbë.
• Kur qëndrojnë ulur mos të kryqëzojnë këmbët.
• Të mundohen sa më shpesh të mbajnë këmbët e ngritura (kur janë ulur ose shtrirë).
• Të veshin çorape llastiku që ushtrojnë kompresion në këmbë dhe muskujt, dhe të shtypin venat që të ndihmojnë shtyrjen e gjakut mbrapsht në zemër. Ato ndryshojnë nga çorapet e rregullta sepse ushtrojnë sasi graduale presioni rreth 15-20 mmHg në këmbë me më shumë kompresion që ndodh në ije dhe më pak sipër shputës së këmbës.
• Të kryejnë aktivitet të moderuar fizik. • Kur flenë të shtrihen në anën e majtë që të parandalojnë presionin e vena cava inferior që ndodhet në anën e majtë të trupit. Në rastet kur gratë kanë probleme madhore të venave varikoze rekomandohen dhe referohen tek angiologu, pasi mund t’i fillohet mjekimi edhe me antikoagulantë në vartësi nga graviteti i patologjisë.

Marrë nga profili i Dr. Ahmet Payasil në facebook.