Shpërndaje

Të gjitha vajzat duan të duken të bukura, të ndritshme dhe me stil gjatë tërë vitit, por ndonjëherë nuk është e lehtë gjetja e kombinimeve të ngjyrave.

Doni apo jo, pamja fizike gjithmonë do të jetë një nga çelësat e suksesit.

Prandaj, Telegrafi ju sjell një këshillë të veshjes, e cila përfshin sugjerimin se me çka duhet ta kombinoni ngjyrën e kuqe.

Nëse vishni rroba të kuqe, duhet të jeni e gatshme për të qenë në qendër të vëmendjes: kjo ngjyrë është vetëm për njerëzit me vetëbesim të lartë.

Kombinimi i ngjyrës së zezë me të kuqe është një nga klasikët e vërtetë. Zgjidhni rroba të cilat i shfaqin ngjyrat në blloqe të mëdha. P.sh., përshtateni një fustan bardh e zi me triko të zeza dhe pallto të kuqe (si në foto). /Telegrafi/