Shpërndaje

Shumë gra pyesin veten se sa kohë do t’u duhet që të humbasin peshën e foshnjës dhe të kthehen në trupin e para lindjes. Këtu keni fakte reale lidhur me atë se si trupi vazhdon të ruajë kilogramë pas lindjes.

HumbjaPeshesPasShtatzenise
Është ëndrra e çdo gruaje të humbasë të gjithë kilogramët shtesë pasi ajo lind fëmijën. Por fakti është që madje edhe yjet e kinematografisë nuk arrijnë të kthehen në trupin që kishin para lindjes. Është e rëndësishme që t’i kontrolloni pritshmëritë tuaja; në varësi nga përmasat e të porsalindurit (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) dhe peshës së saktë të lëngut amniotik (lëngu amniotik) dhe placentës (të cilat ju i nxirrni gjatë lindjes), shumica e grave shtatzënë mund të humbasin deri në 3-5 kg gjatë lindjes. Duke marrë parasysh që shtesa e peshës gjatë shtatzënisë është 10-15 kg, ky është një fillim i shëndetshëm.
Por nga vijnë kilogramët e tjerë? Indi juaj i gjinjve, depozitimet dhjamore dhe uterus (mitra) e zmadhuar. Në fakt lindja mundet që të mos e tkurrë dhe aq shumë barkun tuaj e ta bëjë afërsisht sa para lindjes.
Janë shumë gjëra që ju mund të bëni për të ardhur sërish në formë. Por në të vërtetë është e rëndësishme që të bëni një pushim. Trupi juaj ka lindur një krijesë. Shumë gjëra kanë ndryshuar, janë tendosur dhe janë rritur për ta bërë këtë të ndodhë. Mos u përqendroni në kthimin e trupit tuaj në formë, por në krijimin e një trupi të shëndetshëm, të lumtur dhe mundësisht në një formë paksa të ndryshme.
Objektivi juaj javor për humbjen e peshës
Pas lindjes ju do të humbisni peshë me ngadalë. Ju mund të doni t’i shpejtoni gjërat duke punuar me mjekun tuaj për të përcaktuar një objektiv të parrezikshëm e të arsyeshëm. Një rregull e mirë është të humbisni jo më shumë se gjysmë kg në javë (domethënë 3 500 deri 5 250 kalori në javë, ose 500 deri 750 në ditë). Ndërsa shumë gra e heqin peshën e tepërt afërsisht në kohën kur fëmija i tyre është gjashtë muajsh, ritmi i humbjes së peshës është individual. Është provuar që ritmi i humbjes së peshës ndikohet nga shumë faktorë, duke përfshirë moshën tuaj (metabolizmi ngadalësohet me 2% pas moshës 25 vjeç, kështu që ju digjni më pak kalori në qetësi me kalimin e moshës), dieta juaj (kur ju hani më shumë proteina-t se sa karbohidratet dhe vakte më të mëdha ditën, trupi juaj djeg më shumë kalori dhe punon më me rendiment), niveli i aktivitetit (sa më shumë lëvizni, aq më shumë kalori digjni), dhe metabolizmi juaj natyror që përcaktohet nga genet tuaja. Gjithashtu kini parasysh se në qoftë se keni shtuar më shumë se 15 kg. Gjatë shtatzënisë tuaj, do të mund të duhet edhe më shumë kohë (nga 10 muaj deri në dy vjet) që t’i hiqni ato.
Ushqyerja me gji dhe humbja e peshës
Megjithëse heqja e kilogramëve të tepërt pas lindjes mund të duket e parealizueshme, mund të duhet shumë më pak kohë se sa e mendoni. Kjo sepse, siç do ta vërtetojnë shumë nëna të reja ushqyerja me gji i shkrin kilogramët e tepërt në një kohë rekord. Në fakt, në varësi të asaj se sa qumësht ju prodhoni, ushqyerja me gji mund të djegë rreth 500 kalori në ditë. Për më tepër kjo gjë stimul-on çlirimin e hormoneve që ndihmojnë për të tkurrur mitrën tuaj (dhe barkun tuaj pas lindjes). Fatkeqësisht në kundërshtim me atë që mund të keni dëgjuar ju nuk keni nevojë të kapeni fort pas atyre kg shtesë si një rezervë ndërsa ushqeni me gji (kështu që pak kg e fundit kokëfortë mund të duan disa seanca djersitje në palestër).
Pasi të pushoni së ushqyeri me gji, trupi juaj ka më pak punë për të bërë. Megjithatë, në të njëjtën kohë mund të vini re që oreks-i ju është pakësuar, kjo është mënyra e natyrshme që trupi juaj t’ju orientojë për dietën e duhur (pra, vërjani veshin kësaj). Juve ka të ngjarë që të ndjeni se duhet ta shtoni aktivitetin fizik, kështu që kur pushoni ushqyerjen dhe mos u shqetësoni së tepërmi për të shtuar peshën e humbur. Ndryshimet në stilin e jetesës mund të ndihmojnë për ta mbajtur metabolizmin tuaj në nivelin e duhur.
Dieta e paslindjes
Meqenëse trupi juaj ka nevojë për një pushim dhe ushqim për t’u rigjeneruar pas lindjes, për shmangien e infeksioneve dhe për ushqimin e foshnjës tuaj, juve as që duhet ta keni mendjen tek dieta deri sa fëmija të ketë mbushur moshën 6 javësh, pavarësisht se sa jeni në ankth t’u ktheheni veshjeve tuaja të para shtatzënisë.
Pasi të ndjeheni e gatshme që të filloni dietën e pas lindjes (dhe të keni marrë OK nga mjeku juaj), sigurohuni që ende të merrni kalori të mjaftueshme. Dieta e fortë nuk është vetëm e rrezikshme për ju: Në qoftë se jeni duke ushqyer me gji dhe nuk merrni mjaft kalori, edhe foshnja juaj kalon në dietë së bashku me ju. Për më tepër, djegia shumë e shpejtë e yndyrave, mund të shkaktojë çlirimin e toksinave (toksinë) që përfundojnë në qumështin e gjirit. Edhe në qoftë se nuk jeni duke ushqyer me gji, marrja e pak kalorive mund ta bëjë trupin tuaj të mendojë që po vuani urie. Kjo ngatërresë mundet që realisht ta ngadalësojë metabolizmin tuaj, duke e bërë kështu më të vështirë heqjen e peshës së tepërt.
Mbani mend që në qoftë se jeni duke ushqyer me gji, nevojat tuaja për kalori janë edhe më të mëdha gjatë gjashtë muajve të parë pas lindjes se sa ishin në tremujorin e fundit të shtatzënisë. Mjeku juaj mund t’ju ndihmojë të përcaktoni me saktësi sa kalori duhet të merrni. Një grua mesatare ka nevojë për rreth 2 000 kalori në ditë dhe gratë që ushqejnë me gji duhet të marrin 500 kalori suplementare për të ruajtur peshën e tyre. Për të humbur rreth gjysmë kilogram ju nevojitet të krijoni një deficit prej 3 500 kalori në javë (ose 500 kalori më pak në ditë) duke ngrënë më pak ose duke u ushtruar më shumë fizikisht. Sigurohuni që ushqimet që hani të jenë me lëndët e duhura ushqimore. Gjithashtu mbani mend që sa më pak të hani aq më pak nevojë për kalori ka trupi juaj, kështu që mund të korrigjoni marrjen e kalorive duke u dobësuar.
Lëvizni
Një gjë tjetër që duhet të mbani mend: Ushtrimet fizike i bëjnë mirë trupit. Edhe pse mund të jeni shumë e zënë me punë ju gjithmonë mund të gjeni kohën për t’u ushtruar. Vetëm që sigurohuni që mjeku juaj t’ju ketë hapur dritën jeshile para se të rifilloni rutinën tuaj të ushtrimeve fizike dhe asnjëherë mos u ushtroni deri në pikën e lodhjes (jeni mjaft e lodhur nga mungesa e gjumit). Gjeni një aktivitet të kënaqshëm për ju, vrapim, joga, çiklizëm, not, ecje dhe planifikojeni atë gjatë javës. Përveç ndihmës për të ulur peshën tuaj pas lindjes, një ecje e shpejtë me foshnjën në një park pranë jush është një mënyrë e mrekullueshme për të takuar nëna të tjera të cilat janë edhe ato me misionin e humbjes së peshës.
Marifete për të hequr kg e fundit
Pavarësisht se në çfarë faze jeni në udhëtimin tuaj për humbjen e peshës pas lindjes, çelësi është durimi. Ja disa marifete për të pasur sukses:
– Bëhuni pjesëtare e një ekipi. Ju keni nevojë për të gjithë mbështetjen e mundshme, pra kërkoni ndihmë nga partneri. Bëni një shëtitje në vend që të shihni televizor pas darke dhe bëjeni atë pjesëtar të dietës tuaj të pas lindjes. Filloni duke hequr nga frigoriferi ushqimet me shumë yndyrë dhe ushqimet e përpunuara, pastaj mbusheni me fruta, perime, drithëra integrale, produkte blegtorale me pak yndyrë, mish pa dhjamë, shpendë dhe peshk dhe kujdesuni për zakonet e të ngrënit të njëri tjetrit.
– Mos i neglizhoni gjërat e vogla. Përfitoni nga çfarëdo aktiviteti suplementar në rutinën tuaj të përditshme. Çdo hap ka rëndësi, pra mos i neglizhoni gjërat e vogla. Edhe vetë do të habiteni se sa shumë kalori do të digjni me anë të një numri aktivitetesh të përditshme.
– Mendoni pozitivisht. Përqendrohuni në ato që keni arritur deri tani dhe peshën që tashmë e keni humbur. Në qoftë se veshjet tuaja ende ju rrinë ngushtë, blini disa sende që u pëlqejnë apo provoni një mënyrë të re të rregullimit të flokëve deri sa të bëheni përsëri elegante.
Rezultati
Nënat janë të kufizuara nga disa rregulla standard të humbjes së peshës: merrni më pak kalori dhe harxhoni më shumë. Mbani mend që iu është dashur nëntë muaj për ta shtuar peshën dhe dobësimi ka të ngjarë që do të jetë po aq i vështirë sa ç’ishte para se ju të fillonit të shtonit kilogramët gjatë shtatzënisë. Edhe kur peshorja tregon një numër që ju pëlqen, ju mund ta gjeni formën e trupit tuaj paksa të ndryshme nga sa ishte para lindjes.
Pra, pavarësisht nga sa kohë do t’ju duhet që të keni përsëri veshur xhinset tuaja të para shtatzënisë përpiquni që të mos stresoheni. Ndërsa shtatzënia mundet që t’ju lërë disa shenja të tendosjes në bark dhe gjinj paksa më të mëdhenj, zakonet e shëndetshme mund t’ju ndihmojë që të keni një formë të mirë trupore. Dhe motivojeni veten duke pasur parasysh që keni krijuar një qenie njerëzore të mrekullueshme që ju adhuron, kështu që në vend të shihni barkun tuaj gëzojuni fëmijës tuaj dhe qetësohuni.