Shpërndaje

Disa ushqime është e këshillueshme të konsumohen vazhdimisht, e disa prej tyre më rrallë sepse mund të sjellin shëndet të tepërt. Gjatë ditës me anë të ushqimit merren gati 3000 kalori dhe këto bëjmë që të keni një bark jo estetik. Por kaloritë mund të kontrollohen. Disa ushqime përmbajnë më tepër kalori e disa më pak. Nga studimet është vërtetuar se gratë të cilat konsumojnë 400 kalori më pak se normalja dhe zgjedhin produkte sa më të ushqyeshme, kanë rrezikun më të lartë për obezitet sesa ato gra të cilat hanë më shumë, por në variante sa më të ndryshme ushqimesh. Mungesa e varieteteve në konsumimin e ushqimit rrit rrezikun e prekjes nga shumë sëmundje shëndetësore shumë serioze, siç janë dy tipat e diabetit, sëmundjet e ndryshme të zemrës etj. Por jo gjithmonë është e nevojshme të praktikohet një dietë me sa më pak ushqime. Trajtimi i mbipeshës apo obezitetit duhet të synojë rënien e masës dhjamore të depozituar në trup. Dietat e shpejta, të pakontrolluara shkaktojnë rënien e masës muskulore dhe ruajnë të paprekur masën dhjamore. Nga ana tjetër, dietat e pakontrolluara krijojnë në organizëm një suficiencë me përbërës të tjerë ushqyes, për të cilat organizmi ka nevojë të kryejë të gjitha funksionet e tij jetësore, çka bën që të shkaktohet mosfunksionimi korrekt i tij. Një nga rastet e një mënyre të tillë të ushqyeri jokorrekt është edhe ideja e mospërzierjes së karbohidrateve dhe proteinave. Mjafton që të konsumohen përherë ushqimet e duhura, sipas një strategjie të caktuar për të pasur një trup sa më perfekt dhe një jetë sa më të shëndetshme.

1- Konsumoni fruta dhe perime

Është e shëndetshme që të konsumohen çdo ditë sa më shumë fruta dhe perime. Veçanërisht portokallet. Shpeshherë konsumimi i drithërave, brumërave dhe sheqerit sjell një mbingopje të organizmit me karbohidrate. Prandaj këshillohet të konsumohem frutat dhe perimet të paziera mirë, duke qenë të pasura me vitamina dhe betakarrotën, ato janë antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në uljen e barkut. Pjepri, pjeshka, karota dhe kungulli janë të pasur më betakarrotën, ndërsa portokalli, kivi janë të pasura me vitaminë K.

2- Merrni sa më shumë selen

Minerali i selenit është një ndihmës i mirë në luftën kundër kancerit, obezitetit dhe mbipeshës. Personat të cilët kanë të ulët nivelin e selenit në gjak apo antioksidantëve të tjerë, kanë një bel më të trashë se ata persona që kanë një nivel më të lartë seleniumi. Seleniumi gjendet te shumë ushqime, por është e vështirë të dihet nëse konsumohen 55 mcg e rekomanduara në ditë. Kështu seleni gjendet të drithërat, djathi dhe arrat.

3– Shtoni ushqimet e pasura me proteina

Të hani një ushqim sa më të pasur me proteina ju jep shumë energji. Por konsumimi i tepruar mund të sjellë dhe mungesë kalciumi. Është e nevojshme që 25 për qind e kalorive të merret nga proteinat. Nëse ju konsumoni 2000 kalori në ditë, 500 prej tyre duhet të jenë proteina. Produkte të nevojshme janë qumështi, kosi, peshku, mishi etj.

4– Pini një gotë verë në ditë

Një gotë verë në darkë është shumë e shëndetshme, po ashtu nuk lejon të kini një bark të fryrë. Studime të ndryshme shkencore kanë treguar se një gotë verë në ditë ndihmon gratë për të pasur një mes të hollë dhe një trup perfekt.

5- Konsumoni yndyrnat e duhura

Disa studime kanë treguar se për të pasur një trup sa më elegant duhet të konsumohen yndyrna të pangopura të gjendura te vaji i ullirit, Omega-3 i gjendur te peshku në forma vajore, yndyrnat Omega-6 që gjenden te vaji i misrit, te vezët etj. Produktet të cilat janë të pasura me yndyrna të shndërruara dhe duhet të eliminohen plotësisht janë patatet e skuqura, dhjamërat etj.