Shpërndaje

Përbërësit:

450 gr shpageta,
600-700 gr pulë (gjoks dhe kofshë),
1 filxhan vaj aromatik,
2 lugë gjelle kopër,
4 lugë gjelle ullinj të zinj dhe të gjelbër pa bërthama,
2-3 thelpinj hudhra të prera hollë,
1 gotë verë e bardhë,
1 lugë gjelle lëng limoni,
2-3 lugë gjelle djathë parmexhan i grirë,
2-3 lugë gjelle majdanoz i prerë hollë,
kripë e piper.

Pergatitja:

I hedhim pulës kripë e piper. Në një tigan nxehim gjysmë filxhani vaj aromatik dhe hedhim brenda pulën. E skuqim mirë për 5 minuta nga të dyja anët dhe më pas shtojmë hudhrën, koperinë dhe ullinjtë. E shuajmë me verë, shtojmë majdanozin dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë për 10 minuta. Përgatisim makaronat: në një tenxhere të madhe me ujë të valuar dhe kripë hedhim makaronat spagetini, të cilat i ziejmë për 6-8 minuta. Ndërkohë përgatisim salcën. Në një tas hedhim gjysmë filxhan vaj aromatik, 1 lugë lëng limoni, si dhe 1 lugë majdanoz të prerë hollë. Kullojmë makaronat dhe i përziejmë me salcën e përgatitur si dhe 2-3 lugë djathë parmexhan të grirë. I përziejmë mirë dhe i servirim bashkë me pulën. Transmeton Allrecipes./jb/