Shpërndaje

Fustanet e nuseve prej tyli trendet për 2017 Elegant, te sofistikuar dhe shume delikat, pëlhura e tylit vesh nuset me shume te reja për sezoni e ardhshëm.

Elegant, te sofistikuar dhe shume delikat, pëlhura e tylit vesh nuset me shume te reja për sezoni e ardhshëm. Tyli është një nder materialet qe për sa i përket fustaneve te nuseve nuk rresht kurrë se bere për vete zemrat e shume femrave qe do te bëhen nuse.

Bukuria e tij antike e bën te çmuar dhe romantik, një zgjedhje perfekte për ditën e madhe. I bardhe apo ne tonalitete natyrale, transparent, tyli mund te përdoret ne forma te ndryshme duke filluar nga koka tek këmbët por edhe si detaj për te zgjedhur për te dekoruar dekoltenë apo për te zbukuruar fustanet.

Propozimet për 2017 janë te shumta ku tyli është përdorur si pëlhurë protagoniste ne koleksionet e brandeve me te njohur ne fushën bridal.