Shpërndaje
Modelet e fundeve jeans për verën janë te shumte te propozuar ne versione klasike apo për te pasur një look fashion dhe ne tendence.

Koleksionet e reja janë te pasura me funde jeans te gjate apo te shkurtër, te ngushte pas trupit apo me pala ne ngjyre te erret apo te çelur por edhe me ngjyra për femrat me te reja ne moshe. Por cilat janë modelet me te preferuara te fundeve jeans për verën?
1. Fundet jeans te shkurtër për ne verë
Janë te shumta modelet e fundeve jeans te shkurtër ne koleksionet e reja te brandeve te ndryshëm ne versione te ngushta pas trupit dhe elastik por edhe ato me te gjera apo me pala.
2. Fundet jeans te gjata dhe me bel te larte
Modelet e fundeve jeasn te gjata dhe me bel te larte shpesh me te çare anësore kane një pamje shume origjinale. Me një gjatësi deri nen gjunjë fund jeans i gjate dhe me bel te larte mund te vishet për te krijuar look casual për ditën.
3. Fundi jeans i ngushte
Nder modelet e fundeve për verën 2017 ato jeans te ngushte pas trupit janë me te bukurit. Kane një forme sportive dhe disa modele janë krijuar me inserte me ngjyra.