Shpërndaje

Nëse jeni duke kërkuar sekretin e rinisë së përjetshme, aty ne nuk mund t’ju ndihmojmë, por mund t’ju zbulojmë disa truqe në lidhje me grimin, me anë të cilave mund të dukeni deri në dhjetë vjet më të reja.

Rritni volumin e vetullave

Vetullat e plota duken më rinore. Përdorni pudër ose laps për vetulla, një hijezim me nuancë më të lehtë sesa vetullat, për të mbushur boshllëqet dhe pastaj tërhiqni me laps një linjë të hollë mbi vetulla.

 

Përdorni korrektor 

Shmangni makijazhin e tepërt, sepse ajo nganjëherë mund të bëjë që rrudhat, sidomos rreth syve, të bëhen më të dukshme. Përdorni korrektor të ndritshëm rreth këtyre zonave, dhe pastaj pudrën, e cila nuk duhet të jetë shumë në kontrast nga çehrja juaj natyrale.

Mbuloni “mimikat” e fytyrës

Për t’i fshehur linjat që çojnë nga hunda në drejtim të gojës, përdorni korrektorin në një nuancë më të lehtë sesa çehrja e lëkurës natyrale.

Minimizoni plasaritjet

Linjat rreth buzëve bëhen më të ndjeshme me kalimin e moshës, kështu që duhet të keni kujdes me plasaritjen e buzëve që është bërë një trend. Përdorni lapsin e buzëve me qoshe për të vënë theksin në buzë dhe korrektorin nën buzën e poshtme për të minimizuar hijezimet.