Shpërndaje

Kungulleshkat apo kungujt e vegjël mund të gatuhen edhe në furrë, me një mbushje me mish dhe oriz, ashtu si edhe domatet apo specat e mbushur. Mund të bëni një tavë të veçantë me kungulleshka, ose pse jo t’i kombinoni të gjitha në një tavë.
Ne ju servirim një recetë për kungulleshka të mbushura me mish.

Përbërësit:
Për 2 persona

400 g kungulleshka, ose 2 copë
100 g mish të grirë
1 lugë gjellë oriz
1 vezë
Kopër
Kripë

Për salcën:
1 gotë qumësht
2 lugë miell
2 lugë gjalpë

Përgatitja:
Kungulleshkat pastrohen me ujë. U pritet bishti dhe maja. Lëkura e tyre pastrohen me ngadalë me një thikë të thëmbëzuar. Më pas gërryhet pjesa e brendshme, duke krijuar pak boshllëk.
Vendosen mënjanë dhe vijohet me përgatijen e mbushjes së kungulleshkave. Zihet orizi përgjysmë. Po kështu edhe mishi i grirë zihet për 30 minuta, kullohet dhe vendoset në një tas. Hidhet qepa e grirë, orizi gjysmë i zier. Vezë, kripë dhe masa përzihet deri sa të bëhet e njëtrajtshme.
Kungulleshkat mbushen me këtë masë dhe vihen në tavë. Me lëngun e mishin të grirë, pak qumësht dhe pak miell përgatitet salca e qumështit, duke e trazuar mirë. Hidhet sipër kungulleshkave në tavë, bashkë me pak gjalpë dhe piqet në furrë