Shpërndaje

Eshte nje sezon me te vertet me ngjyra te forta te pakten per sa i perket ngjyrave ne mode per sezonin veror 2017. Ngjyra te shkelqyeshme dhe vitaminike te cilat shoqerohen nga nuanca te zbehta dhe pastel per te realizuar kombinime ne tendence.

Jo vetem ne veshje por edhe ne kepuce apo çanta, aksesor dhe make up, do te bashkohen me kete deshire ngjyrash ne kontrast absolut. Si ti zgjidhni? Sigurisht duke ndjekur frymezimin personal, gjendjen shpirterore te perditshme dhe deshiren per tu veshur bukur me veshje delikate. Ja cilat do te jene ngjyrat ne mode per sezonin e ngrohte 2017.

1. Blu

Ngjyre qe varion nga ngjyra e jeans deri tek ajo me erret, neutro dhe me impakt ne te njejten kohe. Ne kete ngjyre do te jene fustanet, aksesoret, kepucet dhe çdo gje tjeter duke perfshire edhe grimin.

2.Boje qielli

Ne sezonin e ngrohte 2017 ne mode do te jene dhe ngjyra boje qielli ngjyra te ujerave te kristalta per te bere me te shkelqyeshme veshjet tuaja. Nje ngjyre qe te kujton pushimet dhe freskine dhe do te preferohet me se shumti ne fustanet e gjate dhe te lirshem.

3. Jeshile

Mesa eshte pare dhe ne pasarela ky vit eshte viti i ngjyres jeshile dhe me saktesisht greenery, nje jeshile e ngjashme me ngjyren e barit. Kombinohet bukur me ngjyren e verdhe, te kuqe apo boje qielli per nje frymezim ne stilin e viteve 60′ ose nese deshironi ta beni me modern dhe metropolitan mund ta kombinoni me grine. Perkrah ngjyres greenery nuk mbetet me pas dhe ngjyra jeshile ushtarake perfekte per ato qe deshirojne nje stil me te veçante.

4. E verdha

Sfumaturat e mustardes i lene vendin te verdhes, nje nuance e shkelqyeshme dhe vitaminike qe mund ta preferoni ta vishni dhe vetem ne aksesor.

5. Lajthia

Eshte ngjyra qe do te kombinohet me çdo gje ne veren e 2017, nje ngjyre midis asaj te reres dhe bezhes perfekte per shume portrete. Padyshim qe do jete nje nuance shume e dashur per veren 2017

6. Portokallia

Nuanca portokalli me ne mode eshte nje e kuqe-portokalli, ngjyra e flakes. Eshte nje tonalitet i ngrohte i pershtatshem per nje total look dhe per ti dhene pak ngjyre nje veshjeje te perditshme.

7. Roza

Keni dy mundesi per te zgjedhur, rozen e zbehte e cila ka nje pamje shume romantike mbi te gjitha ne fustane me gjatesi te mesme per te pasur nje look bon ton por edhe roza shocking, nje ngjyre e plote dhe shume gjalleruese e cila ndez çdo lloj look-u.

/Albest.al/