Shpërndaje

Këshilla për të perfeksionuar praktikën e lyerjes së buzëve.

Të nisësh aplikimin e buzëkuqit në mënyrën e gabuar
Buzëkuqi duhet të vendoset në mënyrën e duhur që në fillim sepse do të jetë vështirë të korrigjohet më pas.

Të kombinosh keq buzëkuqin me lapsin
Lapsi i buzëve duhet të jetë në një ngjyrë të kombinuar me ngjyrën e buzëkuqit ose në të kundërt rrezikoni të dukeni si kloun.

Ta ekzagjerosh me lapsin
Lapsi duhet të vendoset në mënyrë të barabartë sepse vendosja e tepërt do të thotë ngarkim i make up-it.

Të mos vendosësh zbutës buzësh
Zbutësi i buzëve është i rëndësishëm sepse i hidraton ato dhe e lejon buzëkuqin të vendoset më thjesht.

Të mos mbrosh dhëmbët
Dhëmbët e lyer me buzëkuq janë tmerrësisht joestetikë, ndaj mbrojini ata me gjuhë përpara se të lyeni buzët tuaja.

Të vendosësh buzëkuqin me nxitim
Armiku më i keq i buzëkuqit është nxitimi, sepse nëse aplikoni buzëkuq ndërsa jeni duke nxituar me shumë gjasa do të bëni një lëmsh të vërtetë.

Të mos bësh një lyerje të dytë
Kalimi i dyfishtë i buzëkuqit është shumë i rëndësishëm për ta bërë atë të zgjasë më shumë përgjatë ditës.

Të zgjedhësh ngjyrën e gabuar
Ngjyra e buzëkuqit duhet të jetë e përshtatur me ngjyrën tuaj të lëkurës, shkruan Anabel. Kjo është shumë e rëndësishme!

Vendosja e buzëkuqit është shumë më e komplikuar sesa duket. Buzëkuqi nuk është thjesht një produkt bukurie i nevojshëm për një vajzë por edhe produkti më i vështirë për t’u vendosur pa gabime, sepse këto të fundit do ta shkatërronin tërësisht atë. /Telegrafi/