Ballina Bukuria 10 të famshmet që refuzojnë kirurgjinë plastike

10 të famshmet që refuzojnë kirurgjinë plastike

640
0
Shpërndaje

Julianne Moore

Aktorja 50-vjeçare mbetet rinore dhe energjike, pa shkelur asnjëherë në zyrën e kirurgjisë plastike. Julianne mendon se nuk ka rëndësi se çfarë operacionesh dhe ndërhyrjesh bëhen, ajo është ende në moshën e saj, kështu që ka zgjedhur të jetë natyrore dhe të gëzojë pamjen që i falin vitet. Fituesja e çmimit “Oscar 2015” refuzon çdo ndërhyrje për transformime të mëdha.

Sarah Jessica Parker

Parker është akuzuar disa herë se ka kryer ndërhyrje platike në të shkuarën, ndonëse ajo vazhdimisht i ka quajtur thashetheme. Ajo thotë se nuk do të kryejë asnjëherë ndërhyrje plastike dhe se dëshiron të jetë gjithmonë natyrale. Ndërsa, sipas thashethemeve, aktorja 50-vjeçare ka gjasa të ndërhyjë shumë shpejt, por Parker vazhdon të këmbëngulë duke pretenduar se do të plaket natyrshëm.

Julia Roberts

Bukuroshja 47-vjeçare vazhdon t’i lërë vitet të bëjnë punën e tyre, edhe pse në të vërtetë ajo nuk duket se po u afrohet të 50-ave. Në një prononcim për “Huffington Post”, ajo tha se: “Unë kam tre fëmijë, të cilët duhet të dinë se çfarë emocioni ndjej unë në çdo moment të jetës që shkon”. Kjo është arsyeja pse Roberts refuzon Botox-in apo ndërhyrje të tjera të këtij lloji.

Vanessa Paradis

Ish e dashura e Johnny Depp ka qenë në qendër të mediave për një kohë të gjatë, veçanërisht në periudhën kur ka qenë në krah të aktorit, kështu që nuk do të ishte aspak e habitshme nëse do të bënte një ndërhyrje të vogël për të përmirësuar pamjen. Megjithatë, këngëtarja 42-vjeçare thotë se nuk ka kryer kurrë ndërhyrje plastike dhe as nuk do ta bëjë në të ardhmen.

Emma Thompson

Aktorja britanike 56-vjeçare beson se njerëzit duhet të duken sipas moshës që kanë. Ajo mendon se është e tmerrshme kur dikush që ka moshën 60-vjeçare, duket sikur është 30 vjeç. Thompson është konsideruar si britanikja kundër kirurgjisë plastike dhe është anëtare e një grupi të famshmish (British Anti-Cosmetic Surgery League) që janë kundër ndërhyrjes në procesin e plakjes.

Cate Blanchett

Aktorja 45-vjeçare, në një prononcim për “Hollyscoop”, ka thënë: “Kush nuk do ta donte një fytyrë që nuk ka jetuar siç duhet, me rrudhat që vijnë me moshën, eksperiencën dhe të qeshurat? Blanchett mban një qëndrim të patundur anti Botox-it dhe thotë se kurrë nuk do të lejojë bisturi të ndërhyjnë për të përmirësuar bukurinë e saj.

Rachel Weisz

45-vjeçarja Rachel Weisz është një anëtare tjetër e “British Anti-Cosmetic Surgery League”, grupi i artistëve kundër kirurgjisë plastike në Britani. Në një intervistë për “Heart UK”, aktorja tha se njerëzit që duken gati perfekt, nuk janë seksi apo të bukur.” Kjo mund të duket si deklaratë e ashpër, por aktorja mbron fort idenë se plakja është pjesë e natyrës, ndaj ajo nuk do ta prishte rutinën e saj të bukurisë.

Christy Turlington

Turlington, dalëngadalë po shkon drejt 50-ave (46 vjeç) dhe nuk ka asnjë plan për të kryer ndonjë operacion plastik në trupin e saj. Ajo, në fakt, nuk e tregon moshën që ka në të vërtetë, gjenet dhe vitet janë treguar shumë bujare me të. Shpesh, Christy Turlington duket se është e vetmja mes miqve të saj që nuk ka kryer asnjë ndërhyrje plastike, por nuk i vjen aspak keq për këtë, përkundrazi.

Meryl Streep

Streep është afër të 60-ave dhe duket e mahnitshme. Por, mbi të gjitha aktorja e famshme gëzon një shëndet të mirë dhe është plot energji. Asnjëherë nuk ka pranuar të bëjë ndonjë Botox a diçka të ngjashme për të përmirësuar pamjen, sepse nuk dëshiron ndërhyrje artificiale, kur është fjala për plakjen natyrale. Ikona e kinematografisë preferon të plaket natyrshëm, ndaj i ka lënë vitet të bëjnë punën e tyre.

Jennifer Garner

Ka pasur shumë thashetheme rreth faktit nëse ylli i “Alias” ka kaluar apo jo nga thika. Garner, shpesh është bërë pre e thashethemeve, por vetë aktorja ka mbajtur një qëndrim të rreptë kundër tyre duke thënë se nuk ka kryer asnjë ndërhyrje plastike dhe as nuk do ta bëjë në të ardhmen, sepse është kundër injeksioneve që shmangin plakjen natyrale