Shpërndaje

Që dhuratat i pëlqejmë të gjithë, kjo nuk është ndonjë gjë e re, por të kënaqësh personin, të cilit i drejtohet dhurata, edhe kjo nuk është e lehtë. Shpesh jemi mësuar të dëgjojmë thënien se “ka rëndësi ideja më shumë se dhurata”, që jo gjithnjë është e sinqertë.

Pasi, kur hap një dhuratë, emocioni shtohet deri sa të përfytyrohet para syve surpriza jote e dashur…transmeton Telegrafi. Shpesh rezulton të jetë e pëlqyeshme, por ka raste kur lëshon një buzëqeshje të shtirur, sa për të mos e zemëruar, dhe hedh poshtë shijen e personit që ka bërë dhuratën për ju.

Më poshtë do ju shpalosim tetë ide të përshtatshme për të bërë një dhuratë. Edhe një këshillë: sa më shumë jeni nuhatës i shijeve dhe kërkesave të personave që u referohet dhurata, aq më të pakontestueshme do të jenë shijet tuaja.

Por jo gjithçka mbaron sapo u bë përzgjedhja; është shumë e domosdoshme edhe mënyra e paketimit. Me sa më shumë shtresa, aq më provokuese është adrenalina që ngrihet shumë, si dhe kureshtja se ç’ka brenda paketa magjike rritet. E fundit këshillë është mënyra e dhënies së saj; jo me urdhër, por me shumë gjetje krijo atmosferën e duhur dhe zgjo fantazinë.

1. Një biletë për të kaluar Vitin e Ri jashtë, sigurisht që është mrekulli. Merrni një biletë çift dhe surprizoni partnerin tuaj në një vend të mrekullueshëm. E rëndësishëm do ishte një vend me borë dhe ski. E ku ka më bukur sesa të festohet Viti i Ri në një vend të tillë. Kujdes që ideja të funksionojë deri në fund; patjetër duhet lënë pak substancë në dhënien e dhuratës. Në momentin kur mendohet se neglizhenca për festat është në maksimum, pikërisht atëherë shpalos surprizën tënde. Kjo është për ty. Të jeni të sigurt që do merrni shumë buzëqeshje dhe përqafime.

2. Për t’u argëtuar dhe qeshur është mirë që dhurata të ketë mendim. Nëse partneri juaj është gatuesi më i keq që ju keni parë, atëherë mos ngurroni: një libër që peshon shumë, të shoqëruar edhe me një varëse çelësash, ose diçka simbolike, pasi kjo është argëtuese.

3. Vonesa në takime ka karakterizuar gjatë vitit partnerin, shoqen apo shokun tuaj. E ku ka më mirë që t’i shmangni debatet rreth kësaj çështje. Një rrugë e dy punë: një orë e madhe tavoline ose dore do të ishte dhuratë dhe mësim i mirë për ta. Mos u tregoni cinik, shoqërojeni patjetër me diçka që ata pëlqejnë, libër apo kartolinë e shkruar për merak, gjithnjë me sens humori.

4. Në një klub luan një ndër dj-të më të njohur, por që është mjaft i pëlqyer për partnerin tuaj. Çfarë prisni? Rezervoni hyrjen, kështu do e befasoni atë dhe i shtoni buzëqeshje… Pa dyshim, që do argëtoni deri në orët e para të mëngjesit. Për më tepër, kënaqësinë e festimit e keni të ndarë përgjysmë.

5. Aparati celular i teknologjisë së fundit është preferenca e partnerit tuaj. Shpesh ka rrëmuar në internet dhe ka lexuar rreth tij, ose ka humbur orë duke shfletuar revista teknologjike, duke mësuar opsionet dhe përdorimin. Mos u bëni pishman për të, blijeni! Paketojeni disa herë, derisa të lodhet duke hapur dhuratën, por në fund do t’ju shohë në sy dhe thënien “je i mrekullueshëm” do e keni të sigurt, transmeton Telegrafi.

6. Aromat dhe parfumet janë fiksimi i saj apo i tij… Ju këtë e dini tashmë, por, nëse flagranca e fundit është e mahnitshme dhe nuk e ka provuar, kjo dhuratë sigurisht që ju lejon të mos bëni gabim në zgjedhje. Shoqërojeni edhe me një sarkazëm të lehtë, nëse ju jeni pak alergjikë ndaj aromave.

7. Patinazhi në akull nuk ju tërheq, madje s’e keni provuar asnjëherë. Guxoni, pasi personi i afërt i juaji e ka hobi. Kjo dhuratë e bërë nga ju do jetë gjetje dhe pranim i shijes së tij. Për më tepër, do mësoni diçka të re. Ku i dihet, mbase edhe do pëlqehet nga ana juaj.

8. Veshjet janë një sindromë rrëmbyes i saj. Për më tepër, koleksionet e fundit dhe tendencat e modës, por mos u tregoni dorështrënguar; një pallto gëzofi do e kënaqë partneren tuaj. Nëse mundësia e shpenzimit nuk është aq e madhe, mendo për një shall: mjafton të jetë mëndafshi dhe shoqëroje me një produkt kozmetik. /Telegrafi/