Shpërndaje
  • 200 gr oriz
  • 1 kokërr qepë (e vogël)
  • 100 ml verë e bardhë
  • ujë (i valuar)
  • 50 gr bizele
  • 50 gr kërpudha
  • 20 gr djathë parmixhano
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri

    Skuqim kërpudhat në zjarr të fortë në 2 lugë vaj ulliri. Më pas, i heqim nga zjarri dhe i ruajmë për më vonë.
    Zbusim qepën në 2 lugë vaj ulliri, shtojmë orizin dhe vazhdojmë ta skuqim derisa orizi të nxehet shumë, por pa marrë ngjyrë. Shuajmë me verë të bardhë. Ulim zjarrin dhe gatuajmë duke përzierë derisa të shterojë vera.
    Më pas shtojmë pak ujë të nxehtë. Gatuajmë duke përzierë derisa të shterojë uji. E përsërisim procedurën derisa të bëhet orizi (duhet të ngelet “al dente”). Në gjysmën e procedurës (pas afro 10 minutash), shtojmë bizelet, kërpudhat dhe pak kripë.
    Kur të bëhet orizi, e heqim nga zjarri dhe shtojmë parmigiano. E përziejmë mirë, kontrollojmë dhe rregullojmë shijen po të jetë nevoja.
    E shërbejmë të garnirur me domate të prera në kubikë e majdanoz dhe e spërkasim me pak vaj ulliri ekstra të virgjër.