Shpërndaje

Në gjuhën shkencore fjala kompleks ka ketë domethënie: “Një grup idesh, emocionesh dhe tendencash në përgjithësi të ndrydhura që ndikojnë në sjelljen e një individi”.

Me një fjalë komplekse janë mendime të tilla si “Jam shumë e shëndoshë, nuk kam shumë para ose ndihem si budalla…”. Kush nga ne nuk i ka menduar ndonjëherë këto gjëra? Disa komplekse janë kalimtare, të tjerat mund të shkatërrojnë jetën dhe duken të pakapërcyeshme. Atëherë ku si mundë çlirohemi prej tyre? Zbuloje me këshillat tona.

Para se gjithash duhet t’ia lejojmë vetes të jemi të pa përkryer dhe të heqim dorë nga dëshira për t’u pëlqyer të gjithëve, me çdo çmim. Gjithashtu, duhet të transformojnë ndryshimet në avantazhe dhe te përqendrohemi në atë që dimë të bëjmë më mirë. Mëso ta shohësh veten në pasqyrë për t’u parë si njeri, jo për të parë nëse hundën e ke shumë të madhe apo barkun shumë të fryrë.

Është thelbësore gjithashtu të dish të zgjedhësh aleatët e tu, me një fjalë personat që të pranojnë ashtu siç je, por është e rëndësishme te dish t’i dëgjosh dhe mos të biesh ne bindjet e tyre false. Baza e gjithë kësaj është që të kesh mendim të mirë për veten.

Nëse kompleksi behet shumë i rëndësishëm, është mirë të konsultoheni me një profesionist. Në disa raste, zgjidhja mund të jetë kirurgjia plastike, megjithatë ka njerëz që kane bërë disa operacione dhe nuk ndjehen të kënaqur duke shpikur defekte të reja. Kjo është prova  se gjithçka ka të bëj me vetëvlerësimin.

Shkruan DrPhil.com /jll/