Shpërndaje

Nëse po kujdeseni për peshën tuaj dhe nuk doni që të shtoni apo të hiqni disa kilogramë, karbohidratet ndoshta janë një fjalë që iu tremb në këtë drejtim. Megjithatë, karbohidratet janë një pjesë thelbësore e dietës sonë. Pa to, do të kemi probleme në rregullimin e sheqerit në gjak dhe do të jemi letargjikë gjatë gjithë kohës. Por jo të gjitha karbohidratet janë të këqija, kështu që është e rëndësishme të njihni vlerën e karbohidrateve në ushqime të ndryshme. Në fakt, disa karbohidrate nuk janë vetëm të rëndësishme për funksionet e trupit, por mund t’iu ndihmojnë edhe të humbni në peshë. Këtu janë gjashtë ushqime të pasura me karbohidrate, që supozohet të kenë veti për të djegur yndyrna.

1. Bollguri
Ky ushqim i shëndetshëm është i përkryer për një mëngjes me kalori dhe me fruta të freskëta të shtuar në të. Bollguri nuk është i mbushur vetëm me ushqyes. Ai përmban edhe diçka të quajtur “niseshte rezistente”, e cila është një lëndë ushqyese që djeg yndyrën. Niseshteja rezistente, sipas Health.com, ju ndihmon të hani më pak, ndërsa ju bën më energjikë dhe rrit metabolizmin tuaj. Ajo ka edhe përfitime të tjera, të tilla, si ulja e kolesterolit dhe kontrollimi i stresit.

2. Makarona me grurë të plotë
Është një vakt i lehtë për t’u përgatitur dhe që shijohet në shumicën e familjeve. Është ushqim që të ngop dhe i lirë. Drithërat janë një mënyrë e mirë për të larguar ​​dhjamin e barkut. Ndërsa makaronat janë një burim i madh i karbohidrateve, tre porcione gruri të plotë në ditë mund ta zvogëlojnë tepër masën e belit tuaj. Por duhet të keni kujdes të kontrolloni sasinë e makaronave të konsumuara dhe të merrni një filxhan ose më pak makarona, sasi, e cila pas gatimit është e barabartë me 200 kalori.

3. Fasulet
Fasulet në të gjitha varietetet e tyre përmbajnë një mori vitaminash esenciale dhe ushqyes, si dhe  proteinave dhe fibra. Ato konsiderohen gjerësisht edhe si “karbohidrate të mira”. Përmbajtja e fibrave dietike në to mund të ndihmojë në tretje dhe të çojë në humbje peshe të shëndetshme, jeni apo nuk jeni në dietë. Proteina është gjithashtu një zvogëlues natyral i oreksit, kështu që nëse hani fasule do të ndjeheni të ngopur.

4. Patatet
Patatet përmbajnë gjithashtu niseshte rezistente siç u përmend më herët. Patatet dhe patatet e ëmbla përmbajnë 4 gram niseshte rezistente në gjysmë filxhani patate të shërbyera të gatuara apo të ftohta. Ndërsa patatet janë menduar shpesh si një ushqim që të shëndosh, në fakt ato ndihmojnë në sistemin e tretjes dhe ju bëjnë të ndiheni të ngopur.

5. Bananet
Edhe bananet përmbajnë niseshte rezistente. Një banane e vogël përmban 6 gram niseshte rezistente. Çfarë mund të jetë më e lehtë se sa të rrëmbeni një banane dhe ta shijoni atë në ecje e sipër? Për të rritur shijen dhe përfitimet shëndetësore mund t’i përzieni fetat e bananeve me kos.

6. Kuinoa
Ky ushqim natyral është një zëvendësues i mirë për përbërës të caktuar nëse po kërkoni diçka më “të lehtë”. Ju mund ta hani më vete ose ta përdorni si përbërës të ndonjë recete. Kuinoa ka shumë përfitime shëndetësore duke përfshirë që ndihmon në humbje të peshës. Ajo përmban protein dhe fibra, që iu bëjnë të ndiheni të ngopur për më gjatë.