Shpërndaje
Farat e lulediellit, apo si njihen më shumë në popull, farat e zeza, janë tepër të shëndetshme për organizëm. Ato janë të mbushura me vitamina dhe minerale, vajra esenciale dhe antioksidues. Më së miri është që të përdoren pa kripë, meqë kripa nuk është e shëndetshme. ja disa nga dobitë e konsumimit të këtyre farave.

Mbrojtja kardiovaskulare – farat e zeza janë të pasura me vitaminë E, një antioksidues të fuqishëm që shkrin dhjamërat. Vitamina E neutralizon radikalet e lira dhe pengon oksidimin e kolesterolit, e dihet se kolesteroli i oksiduar ngjitet për muret e enëve të gjakut, duke filluar procesin e arteriosklerozës, trasnmeton gazeta Kosova Sot Online.

E ulë nivelin e kolesterolit – pjesa më e madhe e kalorive që gjenden në farat e zeza, vijnë nga acidet gjysmë të pangopura yndyrore. Ato janë të pasura edhe me acid oleik, i cili ndikon në uljen e kolesterolit të keq, LDL.

Përfitimet për eshtra, nerva dhe muskuj – farat e zeza janë të pasura me magnez, gjë që ndikon pozitivisht në shëndetin e eshtrave.