Shpërndaje

Më 5 gusht 1962, aktorja Marilyn Monroe gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Los Angeles. Ajo u gjet e zhveshur në krevat me një telefon në dorë. Nëpër dhomë u gjendën shishe të boshatisura ilaçesh, që ajo i përdorte për të kuruar depresionin. Pas investigimeve, policia e Los Angelesit konkludoi që vdekja e saj ishte shkaktuar nga një overdozë ilaçesh qetësuese dhe ndoshta ishte vetëvrasje. Megjithatë konspiracionet për vdekjen e saj janë të shumta.

Në dekadat e fundit, ka pasur disa teori konspirative rreth vdekjes së saj, shumica e të cilave të çojnë në përfundimin që ajo është vrarë.

Katër dekada pas vdekjes së saj, Marilyn Monroe, mbetet një ikonë e madhe kulturore. Detajet e panjohura të gjendjes së saj, në fund të jetës, e bëjnë akoma më mistike atë.

hbz_quote_marilyn20

Por ajo nuk ishte thjesht një ikonë elegancë, stili dhe joshëse. Marilyn Monroe ishte më shumë se sa provokuese në foto. Revista Harpers Bazaar ka përmbledhur nga intervista e biondes seksi disa nga thëniet e saj më të bukura.

1- Një karrierë është e mrekullueshme, por ajo nuk mund t’ju ngrohë në një natë të ftohtë.

2- Të jesh simbol i bukurisë shndërrohesh në një gjë. Unë urrej të jem një gjë.

3- Aktorja nuk është një makinë, por ata të trajtojnë si një makinë. Një makinë parash.

4- Para martesës, një vajzë bën dashuri me një burrë për t’u martuar me të. Pas martesës, ajo e mban burrin për të bërë dashuri me të.

5- Të jesh simbol bukurie është një barrë e rëndë mbi shpinë, sidomos kur je e lodhur, e lënduar dhe e hutuar.

6- Qentë nuk të kafshojnë. Vetëm njerëzit.

7- Ëndrra për të qenë një aktore është më e emocionuese se të jesh aktore.

8- Së pari, unë jam duke u përpjekur të provoj për veten time se unë jam një person. Pastaj ndoshta unë do ta bind veten se jam një aktore.

9- Hollivudi është një vend ku ata do të paguajnë ty një mijë dollarë për një puthje dhe pesëdhjetë cent për shpirtin tënd.

10- Burrat janë kryesisht të mirë si dashnorë kur janë duke tradhtuar gratë e tyre.

11- Nëse unë jam një yll, atëherë njerëzit më bënë yll.

hbz_quote_marilyn10

12- Unë nuk e di kush shpiku takën e lartë, por të gjitha gratë i kanë atij shumë borxhe.

13- Nuk jetohet në botën e një burri përderisa je një grua.

14- Gratë që synojnë të barazohen me burrat tregojnë mungesë të theksuar ambicie.

15- Unë jam tërësisht femër dhe kjo më kënaq.

American actress Marilyn Monroe

16- Jepi një vajze këpucët që do dhe ajo mund të pushtojë botën.

17- Jam duke u përpjekur të zbuloj vetveten, nganjëherë nuk është fort e lehtë.

18- Mosperfeksioni është bukuri, çmenduria është gjenialitet dhe më mirë është të bëhesh qesharak se sa i mërzitshëm.

19- Gjëja më e bukur për mua është të fle, sepse të paktën do të ëndërroj.

20- Askush nuk më tha se isha e bukur kur unë isha një vajzë e vogël. Të gjitha vajzave të vogla duhet t’iu thonë se ato janë të bukura, edhe në qoftë se nuk janë./Tirana Observer/