Shpërndaje

Çaji i gjelbër dhe i kuq, me gjasë është shijuar nga shumë njerëz. Por, a keni dëgjuar se cili prej tyre është më i shëndetshëm? Çaji i zi është i pasur me antioksidues, nuk përmban kafeinë. Në mënyrë tradicionale, gjethet e çajit thahen, fermentohen, e si rezultat i kësaj fitohet çaji, i cili nuk shkakton as nervozë. Dikur ky çaj u jepej edhe fëmijëve, për faktin se ka relaksuar ngërçet te muskujt, trasmeton gazeta Kosova Sot

Po ashtu, gjithmonë e më shumë fakte dëshmojnë se antioksiduesit në çajin e kuq në mënyrë parandaluese ndikojnë te sëmundjet e zemrës, madje edhe parandalojnë shenjat e plakjes së hershme. Hulumtimet në Japoni kanë vërtetuar se kjo bimë e çajit ndikon kundër inflamacioneve, kundër kancerit, që do të thotë se mbrojnë organizmin tonë. Pos kuercetinës, çaji i gjelbër përmban edhe antioksiduesit e rrallë, aspalatinë dhe notofaginë. Aspalatina ndihmon në rregullimin e hormoneve dhe sheqerin në gjak, e me vetë këtë është edhe parandalim për diabetin, tipin 2, derisa notofagina ul rrezikun nga sëmundja e Alzhemer-it. Çaji i kuq ka shije të këndshme, mund ta konsumoni me ose pa ëmbëltues.