Shpërndaje

A ju ka ndodhur të mbani dieta të njëpasnjëshme dhe nuk dobësoheni ashtu siç e prisnit? Dietologët thonë se ka disa shkaqe për këtë fenomen.

Edhe pse po ndiqni një rutinë fitnesi dhe po zgjidhni ushqime të shëndetshme, ju mund të mos shihni rezultat në rënien e peshës. Ndërkohë që ka mjaft ‘detyra’ të tjera për të arritur shëndetin e dashur, mund të jetë frustrues fakti që nuk sheh rezultat kur hipën mbi peshore. Disa nga arsyet që nuk po bini në peshë janë:

1. Ju nuk pini ujë
Pavarësisht se ju mban të hidratuar, pirja e ujit në mënyrë të rregullt, sipas studimeve të fundit, mund të ndihmojë në rënien e peshës. Të mbushesh me ujë përpara vakteve ndihmon në tretjen e tij, si dhe të konsumoni ushqime që përmbajnë shumë ujë, si frutat dhe perimet. Këto ushqime ju bëjnë të hani më pak. Një studim zbuloi se uji përshpejton metabolizmin tuaj.
2. Ecja nuk mjafton
Një shëtitje 15 minuta është më mirë se sa fare, por prapë mos prisni të shihni ndryshime dramatike në rënien e peshës. Duhet të bëni të paktën 30 minuta ecje në ditë, ose ushtrime për pompimin e zemrës.

3. Ju hani ushqime të shëndetshme më shumë seç duhet
Arrat, avokado, makaronat prej gruri, vaji i ullirit dhe çokollata e zezë janë të gjitha natyrore dhe të shëndetshme, por edhe ata përmbajnë kalori. Duhet gjithnjë të kontrollojmë sasinë e ushqimeve të shëndetshme që konsumojmë. Për shembull, avokado ofron një ton me përfitime shëndetësore, por një fryt i tërë përmban më shumë se 200 kalori.

4. Bëni vetëm ushtrime kardiovaskulare
Nëse bëni një punë rutinë dhe kurrë nuk ngrini pesha, po i shmangni vetes një nga pjesët më të mira të fitnesit. Këto ushtrime jo vetëm që ju parandalojnë dhimbjet, por forcojnë edhe kyçet. Ato ndërtojnë masë muskulare dhe rrisin normën e metabolizmit.

5. Ju ushtroheni me stomak bosh
Nëse ushtrohemi pa ngrënë më parë, duhet ta rimendoni dhe njëherë: Kur ushtroheni me stomak bosh, kërkimet tregojnë se kaloritë e djegura vijnë nga muskujt. Nëse muskuli djeg më shumë kalori, atëherë do të keni më shumë masë muskulare, një mënyrë më e mirë për humbjen e peshës. Kështu ju shmangni humbjen e muskujve, por gjithashtu do të keni më shumë energji për t’u ushtruar gjatë ditës.

6. Partneri juaj nuk është në të njëjtë rrugë shëndetësore
Një partner që ka të njëjtin problem me ju, mund të jetë një ndihmë e madhe për qëllimin e humbjes së peshës, por nëse, jo atëherë marrëdhënia juaj do t’ju bëjë të shtoni peshë. Nuk mund të prisni të bini në peshë nëse bashkëshorti juaj porosit shpesh ushqime që rrisin peshën ose ju sugjeron të flini, ndërsa do të duhet të ishit në palestër. Komunikimi dhe mbështetja e tij janë një hap i parë shumë i mirë për të arritur atë që dëshiron.

7. Ju shmangni grupe të tëra ushqimi
Duke hequr dorë nga grupe të tëra ushqimi mund t’ju çojë në një mangësi lëndësh ushqyese, për të mos përmendur faktin që shton dëshirën për çfarëdo lloj ushqimi që shihni.

8. Nuk flini mjaftueshëm
Të gjeni kohë për ushtrimet fizike do të thotë më pak kohë për të fjetur, por është e rëndësishme që të flini sasinë e duhur të kohës në mënyrë që të bini në peshë. Ju keni nevojë për energji ekstra për të qenë të aftë të përballoni rutinën tuaj e stërvitjes. Duke mos bërë një gjumë të mirë do të keni vështirë të kontrolloni oreksin tuaj.

9. Nuk konsumoni perime mjaftueshëm
Konsumimi i frutave dhe perimeve 5-7 herë në ditë është i rëndësishëm për këdo, por dietat të cilat përmbajnë këto ushqime ju ndihmojnë edhe në qëllimin tuaj për të rënë në peshë. Një dietë e mbushur me ushqime me bazë bimore kanë lëndë ushqyese të mrekullueshme dhe më pak kalori. Fibrat që ato përmbajnë do t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë.

10. Ju hani në këmbë
Qëndrimi në këmbë para frigoriferit do t’ju bëjë të hani pa e pasur mendjen në sasinë që keni konsumuar. Është e mira që ta përcaktoni kohën të cilën e keni vendosur për të ngrënë vaktet dhe të bëni një plan kohor për aktivitetet e tjera.

11. Ju vishni rroba me masë të madhe
Rrobat e lirshme janë të rehatshme, por ato ju mbulojnë trupin dhe ju bëjnë të harroni mënyrën se si dukeni, gjë që mund të ndikojë negativisht në motivimin tuaj për t’u marrë me ushtrime fizike. Në vend të tyre zgjidhni rroba që jua vënë linjat më në dukje, dhe në këtë mënyrë do të jeni më kritikë ndaj vetes.

12. Nuk tregoheni serioz me dietën
Ndërkohë që jeni në një dietë për të humbur peshë, duhet të ndiqni çdo hap të saj në mënyrë që të shihni rezultatet. Qëndroni të angazhuar me planin tuaj.

13. Nuk keni kujdes me ushtrimet ekstra
Një sallatë është një nga vaktet më të shëndetshme që mund të konsumoni, por kur i shtoni asaj copa proshute, djathë dhie, arra, fruta të thata ju mund të shtoni sasinë e kalorive në një moment të vetëm. Duhet të jeni të vetëdijshëm për sasinë e kalorive ekstra që dëshironi.

14. Nuk hani mëngjes

Të shmangësh mëngjesin mund të duket si një mënyrë e mirë për të humbur kalori, por truri juaj do të mbajë ushqimin e ditës së djeshme sepse mendon se ka uri. Duhet të keni parasysh se njerëzit që hanë mëngjes rregullisht bien më shumë në peshë, kështu që siguroni të hani çdo mëngjes për t’i dhënë energji metabolizmit tuaj.

15. Nuk praktikoni kontrollin e porcionit që hani
Kur vjen puna për një dietë të balancuar, ju e dini se kontrolli i porcionit që do të konsumoni është një nga faktorët kyç të arritjen së qëllimit për rënien nga pesha. Duke matur filxhanët apo lugët për ushqimin që do konsumoni, do të mësoni t’i jepni trupit tuaj një sinjal që “ndihem e ngopur”.

16. Hani pa menduar
Duke ngrënë një ushqim para ekranit tuaj të televizorit apo të kompjuterit mund të dëmtojë synimet e juaja për të humbur peshë. Duke përcaktuar një kohë të veçantë për ushqimin, dhe të përqendroheni në atë që konsumoni do të jetë një rezultat i mirë që ju të hani më pak. Ndonjëherë ju as vetë nuk e shikoni se sa keni ngrënë.

17. Ju nuk e prisni ushqimin tuaj
Diçka e vogël siç është prerja e ushqimit mund të jetë e dobishme për synimin tuaj. Kur e pret ushqimin në pjesë të vogla mund të duket si një gjë fëmijërore, por studimet tregojnë se njerëzit i shohin pjesët e vogla si më të pëlqyeshme dhe kështu kënaqen me pak ushqim.

18. Akoma vazhdoni të pini soda
Soda nuk ka përfitime shëndetësore, dhe duke vazhduar të pini një sasi të konsiderueshme të saj sabotoni qëllimet e juaja për të rënë në peshë. Studimet kanë treguar se personat që pinë dy soda dietike në ditë apo më shumë kishin më pak rezultat kur hipnin mbi peshore.

19. Nuk hani mjaftueshëm
Mos e lini veten të vdisni urie për të ruajtur kalori për më vonë. Jo vetëm që do të shkatërrojë metabolizmin tuaj, por ajo ndjenjë urie do t’ju bëjë që gjatë darkës t’ju hahet shumë më shumë.

20. Nuk ruani kohë për të bërë qejf
Ndërsa stresi shihet si një faktor që shkakton rritjen e peshës, duke bërë trupin tuaj që të kërkojë më shumë ushqim, sidomos ushqime të pasura me sheqer dhe yndyrë, sigurohuni që të gjeni pak kohë për veten për t’u relaksuar e çlodhur.

21. Ju abuzoni me ushqimet me sasi të pakët yndyre
Të konsumosh sasi të mëdha ushqimesh me pak kalori, nuk është edhe një gjë aq e mirë sa mendohet. Sepse trupi juaj mbushet gjithnjë me sodë, sheqer dhe përbërës kimikë shtesë. Jo vetëm që këto elementë janë më pak ushqyes, por ju bëjnë të ndiheni më të lehtë e për këtë arsye do të kërkoni të hani më shumë.

22. Nuk mbani një ditar ushqimor
Të shkruash në një ditar se çfarë ha është një mënyrë thelbësore për të monitoruar kaloritë e përditshme që trupi juaj merr. A nuk mendoni se ja vlen kjo përpjekje? Një studim i bërë tek 123 femra, zbuloi se ata që mbanin një ditar ushqimore ishin më të suksesshmet në qëllimin e tyre për të rënë në peshë.

23. Hani gjithnjë jashtë
Të shkoni në restorantin tuaj të preferuar është një mënyrë e mirë për t’u relaksuar, por ka gjasa që atje ju të kënaqeni me një vakt të madh e të plotë me pije, ushqime të skuqura dhe ëmbëlsira. Kaloritë që merrni do të mbeten mister, duke qenë se shumë ushqime nuk kanë etiketat e tyre. Është e mira që vaktin tuaj në restorant ta ndani me një mik.

24. Nuk kënaqeni kurrë
Gjatë një diete, nëse hani ndonjëherë gjëra të skuqura apo një copë çokollate nuk do t’ju prishë qëllimet e juaja për të rënë nga pesha. Nëse mbani një dietë për një kohë të gjatë, disa ushqime që nuk janë pjesë e dietës apo dhe një ditë pa ushtrime fizike nuk do të ndikojë negativisht.

25. Pas stërvitjes hani ushqimet e gabuara
Një ushqim pas stërvitjes duhet të mbetet diçka e tillë – një ushqim. Dhe jo të shndërrohet në një vakt të plotë. Ajo që konsumoni pas ushtrimeve fizike duhet të jetë te të paktën 150 kalori. Prandaj duhet të bëni kujdes me atë që konsumoni.

26. Mungesa e vitaminave
Gratë që e plotësojnë dietën me vitamina shtesë kanë më pak uri sesa ato që nuk e bëjnë këtë, sipas kërkimeve të Laval University në Kanada.
Zgjidhja: Bëj një test nëse të mungon ndonjë lloj vitamine dhe drejt e në farmaci, ose kërko ushqime të pasura me atë lloj vitamine. Ato mund të jenë vitaminat B që ndihmojnë në djegien e yndyrave dhe uljen e nivelit të stresit nëse ai ka fluturuar pa kontroll.

27. Masa e racioneve
Gjatë 30 viteve të fundit, përmasat mesatare të një pjate janë rritur nga 23cm në 33cm, gjë që ka ndodhur dhe me racionet. “Shumë nga ne kanë harruar si janë racionet normale” thotë dietologia skoceze Fiona Kirk.
Zgjidhja: Fiona rekomandon të përdorim racione ushqimesh me karbohidrate apo proteina jo më të mëdha sesa grushti dhe ta mbushim pjesën tjetër të pjatës me fruta dhe perime. Sigurisht duhet të përdorni pjata më të vogla që mos të ngelet më vend.

28. Bakteret e zorrëve
Bëhet fjalë për bakteret që jetojnë në sistemin tretës. Studiuesi Peter Turnbaugh i Ëashington University School of Medicine ka vëzhguar dy lloje bakteresh që gjenden në zorrë: bakteroidetes dhe firmikutes. Ai zbuloi që njerëzit obezë kishin një sasi më të madhe firmikutesh dhe që kur ata fillonin dietën, sasia e tyre ulej dhe rritej ajo e grupit të parë, në linjë me humbjen e shtresave dhjamore.
Zgjidhja: Ndërkohë që nuk është gjetur deri tani asgjë që mund të rrisë nivelet e bakteroideteve, duke rritur nivelet e baktereve në përgjithësi do rritej dhe numri i atyre që shpërbën karbohidratet. Mënyra më e mirë është të marrësh më shumë ushqime probiotike që furnizojnë nivelet e baktereve të shëndetshme që përfshijnë preshin, hudhrën dhe bananet dhe të shmangësh antibiotikët që mund t’i vrasin ato. Gjithashtu mund të marrësh një pije të përditshme probiotike si kosi.

29. Truri yt
Studiues në Universitetin e Utreht në Holandë kanë vërtetuar që njerëzit që mendojnë pozitivisht kur nisin një dietë kanë më shumë gjasa të humbasin peshë në krahasim me dyshuesit, shkruan revista “Class”. Trajnerja Alyssa Abey thotë që nëse truri yt e di që po bën diçka që do të bëjë të ndihesh keq, e ndalon atë. Kështu ti do e ndjesh çdo copë torte që lë pas në raftin e ëmbëltores.
Zgjidhja: Fokusohu te arsyet pse do të humbasësh peshë dhe thuaji vetes që do e bësh. Duhet të ndalosh të shohësh njëkohësisht ëmbëltoren dhe palestrën ngjitur me të. Gjithashtu bën mirë t’i shënosh objektivat për peshën në një letër. “Unë këshilloj që të gjithë të mbajnë shënime dhe ta kontrollojnë para se të bëjnë diçka që vë në provë premtimin”, – thotë trajnerja personale e Jennifer Garner, Valerie Ëaters

30. Qëndroni ulur për një kohë të gjatë dhe nuk merreni me aktivitet sportiv. I kapërceni proteinat- Shumë studime kanë arritur në përfundimin se proteinat përshpejtojnë dobësimin dhe forcojnë muskujt.

31. Provoni ujin me limon
Sipas filozofisë Ajuverdike, zgjedhjet që bënë rreth rutinës tuaj ditore ose ndërtojnë rezistence ndaj sëmundjeve ose e shkatërrojnë atë. Ajuverda fton të gjithë që ta nisim ditën duke u fokusuar në rituale të mëngjesit që funksionojnë për të vënë në vijë trupin me ritmet e natyrës dhe forcojmë vet-vlerësimin dhe vet-disiplinën. Mendja mund t’ju thotë se duhet ta kontrollosh emailin, ta bësh një shëtitje me fëmijë, se nuk guxon të vonohesh në punë apo që thjesht nuk ke kohë të kultivosh ritualet e tua të mëngjesit. Por, nëse mund të gjesh kohë për vetëm një ritual që do të përmirësojë shëndetin, atëherë le të jetë ky…
Fillo ditën me një gotë me ujë të ngrohtë dhe lëng nga një gjysmë limoni. Është aq e thjeshtë saqë dobitë janë shumë të mëdha për ti injoruar.

Ujë i ngrohtë me limon, dobitë shëndetësore 

Forco imunitetin tuaj
Limoni është i pasur me Vitaminë C dhe potas. Të gjithë e dimë se Vitamina C është shumë e mirë për të luftuar ftohjet dhe gripat dhe potasa stimulon funksionet e trurit dhe nervave dhe ndihmon në kontrollimin e presionit të gjakut.

Balanco nivelet e pH-s
Në besoni limoni është vërtetë një ushqim tejet alkalin. Po, ata janë acidik në vetvete, por brenda në trupin tonë janë alkaline (acidi citrik nuk krijon aciditet në trup pasi të metabolizohet). Ashtu si ata që ndjekin shëndetin e mirë tregojnë, një trup alkaline vërtetë është çelësi drejt shëndetit të mirë.

Ndihmon për humbje peshe
Limonët janë gjithashtu të pasur me fibër pectin, që ndihmojnë për të luftuar dëshirën për të ngrënë (nuk do të thuash më “po më hahet diçka”). Gjithashtu është parë në disa studime që njerëzit që mbajnë një dietë më alkaline humbin peshë më shpejt. Dhe tjetra është se kur e fillon ditën mbarë është më lehtë që të bësh zgjedhjet e duhura më vonë gjatë ditës.

Ndihmon tretjen
Uji i ngrohët shërben për të stimuluar traktin gastroinestinal dhe peristalsis – valët e kontraktimeve të muskujve brenda mureve të zorrëve që shërbejnë për të lëvizur gjërat. Limonët janë të pasur me vitamina dhe minerale dhe ndihmojnë në lirimin e toksinave në traktin e tretjes.

Shërben si diuretik natural
Lëngu i limonit ndihmon në nxjerrjen jashtë të materieve të padëshiruara për shkak se limoni shton urinimin dhe kështu materiet toksike lirohen me një shpejtësi dhe përqindje më të madhe e kështu duke ndihmuar që trakti urinar të jetë i shëndetshëm.

Lëkurë të pastër
Vitamina C ndihmon në zvogëlimin e rrudhave dhe shenjave. Uji me limon largon helmet nga gjaku e kjo ndihmon që gjithashtu të kesh lëkurë të pastër.

Hidraton sistemin limfatik
Kjo gotë e mirësisë ndihmon që të filloni ditën i hidratuar, që ndihmon në parandalimin e dehidratimit dhe lodhjes adrenale. Kur trupi dehidrohet, apo thellë dehidrohet (plogështi adrenale) nuk mund ti kryej të gjitha funksionet e tij, e kjo shpien në mbledhje të helmeve (materieve toksike), stres, kapsllëk, e kështu me radhë. Gjëndrat adrenale janë dy gjëndra që ndodhen mbi veshka dhe së bashku me tiroidet tua krijojnë energji. Ato gjithashtu lirojnë hormone të rëndësishme duke përfshirë këtu edhe aldosteronin. Aldosteroni është hormon i liruar nga gjëndrat adrenale që rregullojnë nivelet e ujit dhe koncentrimin e mineraleve si sodiumi në trupin tuaj, kështu duke ju ndihmuar të jeni i hidratuar. Adrenalet janë gjithashtu përgjegjëse për rregullimin e përgjigjes ndaj stresit. Kështu që nuk vërtetë nuk ke pse mos ta marrësh seriozisht gjendjen e thellë dehidratimi.
Me vetëm adoptim të kësaj praktike të pirjes së ujë te ngrohtë me limon në mëngjes për vetëm një muaj mundet në mënyrë radikale të ndryshojë përvojën tuaj ditore. Mos u habisni nëse fillon ta shikosh mëngjesin në një tjetër këndvështrim.
Ashtu si thamë, receta është fare e thjeshtë – një gotë apo filxhan (jo i vluar) me ujë të ngrohtë dhe lëng nga gjysma e limonit.

/GazetaExpress./