Shpërndaje

Mirëmbajtja e higjienës sime është shumë e rëndësishme për femrat, pasi i ndihmon të ndihmon të ndihen më pastër dhe freskët, por edhe të shmangin problemet e shumta shëndetësore.

Por higjiena e kësaj zone nuk duhet të kufizohet vetëm tek larja dhe depilimi, ka edhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në përmirësimin ose përkeqësimin e saj. Një prej tyre është edhe përzgjedhja e duhur e të brendshmeve. Ja cilat janë gabimet më të shpeshta që bëni :

Përdorni vazhdimisht tanga dhe perizoma; edhe pse këto dy modele të brendshmesh ju ndihmojnë të dukeni më sensuale kur vishni një fustan të ngushtë ngjitur pas trupit apo nëse doni të kaloni një natë pasionante, përdorimi i tyre krijon probleme për shëndetin. Bakteri fekal escherichia coli mund të zhvendoset lehtësisht nga këto lloj mbathjes drejt vaginës dhe të krijojë infeksione të bezdisshme.

Nuk përdorni të brendshmë pambuku; sigurisht që të brendshmet prej mëndafshi apo tyli janë shumë më provokuese, por materiali i pambukut mbetet aleati më i mirë i higjienës së zonës intime. Ndryshe nga materialet e tjera arrin të thithë lagështinë, ruan vlerat e pH-it të lëkurës dhe nuk krijon kurrfarë irritimi.

Veshni të brendshme më të vogla se masa juaj; shumë femra e bëjnë këtë gjë dhe në fund të ditës përballen me shqetësime të besdisshme si shenja në lëkurë, mpirje, puçrra të vogla, apo në rastin më të keq kruarje të vazhdueshme.

Përdorni të brendshme të palara; ky është një tjetër gabim që duhet ta evitoni sa më parë. Përdorimi i mbathjeve të palara rrit mundësinë e prekjes nga infeksionet vaginale pasi dyfishon numrin e baktereve në trupin tuaj.