Shpërndaje
funny child girl reading newspaper on chamberpot

Tashmë prej shumë vitesh, mësimi i gjuhëve të huaja është bërë një “detyrim” për fëmijët nga prindërit. Por pyetja që ngrihet shpesh është “Në çfarë moshe duhet të fillojnë fëmijët të mësojnë një gjuhë të huaj?”

Nëse më parë mendohej se t’i mësosh gjuhë të huaj një 3-vjeçari nuk kishte asnjë dobi, tani shumë studime tregojnë të kundërtën.

Siç e dini, truri, ashtu si muskujt, punon më mirë kur e vë atë në punë. Kur mëson një gjuhë të huaj, duhet të mbash mend rregulla dhe fjalor, dhe kjo gjë e forcon atë muskul mendor.

Por përse duhet mësuar një gjuhë e huaj në një moshë kaq të vogël?

 Fëmijët mund të fillojnë të mësojnë një gjuhë të huaj duke nisur që nga mosha 3 vjeç nëpërmjet këngëve, tregimeve,  vjershave dhe lojërave dhe brenda një kohe të shkurtër ata familjarizohen me atë gjuhë.

Sa më i ri të jetë nxënësi, aq më të zotë janë për të imituar tinguj të rinj dhe për të përvetësuar shqiptimin. Truri është i hapur ndaj tingujve dhe modeleve të reja në paraadoleshencë.

Gjithashtu, fëmijët që mësojnë gjuhë të huaja zhvillojnë empatinë për të tjerët dhe një lloj kureshtjeje për kulturat dhe idetë e ndryshme.

Njohja e një gjuhe të huaj të ofron jo vetëm mundësinë për të komunikuar diçka kur ndodhesh jashtë vendit, të njihesh me kultura e njerëz të ndryshëm, por për shumë më tepër se kaq. Kjo gjë të ndihmon të zhvillosh më shumë aftësitë e të menduarit në mënyrë kritike, të kreativitetit dhe fleksibilitetit të mendjes së fëmijëve të vegjël

Përveç kësaj, nxënësit që mësojnë një gjuhë të huaj ja kalojnë shokëve që nuk mësojnë një gjuhë të dytë në testime verbale dhe matematikore, duke treguar kështu se mësimi i një gjuhe të huaj është jo vetëm një aktivitet gjuhësor, pore dhe kognitiv (njohës).

Burimi:

http://www.telegraph.co.uk/education/educationopinion/11151726/Children-should-start-learning-languages-at-age-three.html