Shpërndaje

Këmbë të holla, të tonifikuara dhe pa celulit ju duken vetëm një ëndërr? Sigurisht, në qoftë se ju nuk i keni në gjen këto cilësi fizike, pasja e këmbëve të bukura mund t’ju duket e vështirë! Por ne ju themi se nuk është edhe aq e vështirë! Ndiqni strategjitë e mëposhtme për të pasur këmbët e dëshiruara…

1. Sportet e gabuara

Vrapi i shpejtë, çiklizmi dhe sporte të tjera të ngjashme nuk janë idealët nëse problemi juaj janë këmbët e shëndosha. Në fakt këto ushtrime për këmbët rrisin masën muskulore, e cila nuk është negative në vetvete, por nga pikëpamja estetike nuk mund të merrni rezultatin e dëshiruar!

2. Sportet e duhura

Nga ana tjetër, ka disa aktivitete sportive shumë më të përshtatshme për qëllimin tuaj. Për shembull, joga, noti, ecja e shpejtë dhe vrapi i lehtë i tipit me hedhje janë perfektë.

3. Tendosja

Tendosja është e mrekullueshme për këmbë të bukura dhe të holla. Duke zgjatur muskujt dhe duke i tendosur me ushtrimet e duhura (mjafton thjesht që të informoheni në palestër) çdo ditë do të merrni një efekt “dobësues” në pak kohë. Provojeni!

4. Takat

Takat janë të nevojshme për t’u rritur në gjatësi dhe për t’i bërë këmbët më të holla. Logjikisht duhet të zgjidhen me kriter dhe të jenë sa më të rehatshme në këmbë, por sidomos këpucët me platformë nuk mund të mungojnë në gardërobën e një gruaje që dëshiron të tregojë sa më bukur këmbët e saj. Për më tepër, yjet e Hollywood-it mund t’ju inspirojnë…

5. Këpucët me ngjyrë mishi

Meqenëse jemi te këpucët, në raftin që u keni dedikuar atyre nuk duhet të mungojnë asnjë palë me ngjyrë mishi: bezhë, krem…një tonalitet që i afrohet ngjyrës natyrale të lëkurës. Efekti “zgjatës” do të jetë vërtet i dukshëm.

6. Çorape dhe geta me ngjyrë të errët

Në verë, këmbët bëhen natyralisht më të errëta falë nxirjes nga dielli, por në dimër nuk mund të mbështeteni mbi këtë efekt. Çfarë duhet të bëni për këtë? Në dimër vishni çorape dhe geta me ngjyrë të errët të përafërt me nxirjen e zakonshme që merrni nga plazhi.

7. Fundi i duhur

Do të pyesni se cilin lloj fundi mund të vishnit që këmbët tuaja të duken sa më mirë? Fundet mbi gjunjë. Ata shumë të shkurtrit mund t’ju tregojnë defektet që nuk dëshironi t’i shohin të tjerët, ndërsa të gjatët janë të duhurit për vajzat me këmbë të holla.

8. Pantollonat e duhura

Thojuni “po” pantallonave të gjata dhe “jo” atyre treçerekëshe. Këto të fundit i bëjnë këmbët të duken të shëmtuara dhe të shkurtra. Nga ana tjetër, një palë pantallona të gjata, të ngushta xhins (ndoshta të errëta ose të zeza), me taka, do të krijojnë një iluzion të bukur elegance, sidomos nëse vishen lart me një triko ose këmishë pak të gjerë me një rrip.

9. Ngjyrat  e duhura

Për t’u dukur më mirë nga pjesa e këmbëve është mirë që të përdorni ngjyra të errëta, të tilla si e zezë, blu e errët. Ndërkohë, nëse dëshironi të visheni me të bardha, vishuni të tilla në total.

10. Objektivat e arritshme

Mos i vini vetes synime të arritshme deri në marrëzi, por gjithsesi as mos thoni se “…fundja është një gjë e kotë”. Të qenët realiste do të thotë që të punoni çdo ditë për synimin, të bëni durim, të mësoni dhe sidomos ta doni shumë veten!