Shpërndaje

Sytë e kaltër janë shprehës dhe hipotizues, por grim i gabuar mund të zhdukë bukurinë e tyre. Sa tërheqës, aq edhe të vështirë janë, e kur themi këtë nënkuptojmë grimin. Më poshtë do të lexoni 5 truqet që do të theksojnë ngjyrën e kaltër të syve.

Luani me nuancat e bronzit
Kur ju doni që ngjyra e syve të bjerë në sy, zgjidhni hijet e bronzit në portokalli. Kjo për shkak se këto ngjyra janë të kundërta me bojëqiellin në spektrin e ngjyrave. Duke i përzierë bashkë ju do t’i jepni shkëlqim dhe ndriçim syve.

Penel ngjyrë blu
Një tjetër mënyrë për të theksuar ngjyrën blu të syve është të përdorni të njëjtën ngjyrë peneli apo hijesh. Ngjyra e zezë nuk u shkon syve ngjyrë blu ndaj mos gaboni duke përdorur penelin e gabuar sepse do të shuani shkëlqimin e syve. Mos kini frikë se do të gaboni, pasi kanë qenë të shumtë artistët që kanë guxuar të lyejnë sytë bojëqielli me blu dhe na kanë vërtetuar që është një ide shumë e mirë.

Hijet gri 
Për ato femra që pëlqejnë stilin minimalist dhe nuk u pëlqen të “zhurmojnë” me pamjen e tyre sugjerojmë nuancat e grisë. Ngjyrat janë gjithashtu një mundësi tjetër, por për të mos patur një pamje të fjetur mos harroni të theksoni vetullat dhe qerpikët.

Smoky Eyes
Smoky Eye u shkon shumë mirë syve të kaltër Mjafton të gjeni nuancat e duhura (bronze, ari, portokalli, kafe e errët) dhe të dini të kombinoni ngjyrat për të arritur pamjen perfekte.
Çdo hije duhet të jetë një nuancë më e errët se tjetra, por nëse i keni sytë te vegjel mos e teproni, pasi sytë nuk do të duket më të shndritshëm, por e kundërta.