Shpërndaje
Credit line (HTML Code): © Iurii Sokolov | Dreamstime.com Title: Old love letter Description: Love letter and antique quill on a black background Photo taken on: March 26th, 2010 ID: 13697480 Level: 3 Views : 389 Downloads: 5 Model released: NO Content filtered: NO Keywords (Report | Suggest) fashioned pen paper nostalgia copy old history handwriting love quill romance calligraphy letter manuscript antique mail reading retro writing memories

LETËR NËNËS

Nënë e shtrenjtë, sytë po më lënë!
Gjithçka përpara meje
më shfaqet e shëmbëllyer,
mijëra figurash asimetrike …
Pikturuar me brushë të kohës,
krijojnë përzierje panoramës së vizionit.

Rruga më duket si këndet e një prizmi,
ku mbi brinjë më duhet të kaloj …
Në mungesë të pasqyrimit, të dritës,
përthyerjes së saj luginave të errëta.

Asnjëherë nuk kam patur më shumë nevojë,
për gishtin tënd të rëndë tregues …!

Kam nevojë për ty nënë!
Sytë me janë lodhur
nga këto mote të prapë,
të shpërlarë nga mortja
e përbindshave monstruoz,
që shpërbënë rregullin stinor
në abstraksione korifenjsh …
Të vetlindur nyjesh,
dhe për të lidhur nyje,
peligrinazhet e devotshmërisë …

Nënë, e di që detrat, malet,
ndajnë fytyrat tona
si në dy anët e murit Kinez.
Por nuk mundin të bllokojnë urën,
ku shpirtrat tanë kalojnë lirshëm,
përqafohen, dëgjojnë zemrat e njëra-tjetrës.
Po të pres aty,
ku u takuam për herë të fundit.
Në puthjen e perëndimit me rilindjen …
Shtrati i Hyut është ende ngrohtë,
në pritje të syve, të tu, të mëndjes.

Po e dyllos letrën me frymë shpirti!
… e di se do vish, perëndi!