Shpërndaje

“Gra që dashurojnë me shpirt” është një bestseller që ka arritur rekord ndërkombëtar në shitje. Robin Noorwood, me kompetencë profesionale absolute, tregon një itinerar të mundshëm drejt ndërgjegjësimit të vetvetes dhe drejt peshimit të ndjenjave. Robin Norwood është një psikoterapeute amerikane e specializuar në terapinë e familjes. Në mënyrë më të përgjithshme ajo merret me problemet e “varësisë së tepruar” dhe ka punuar në fushën e përdoruesve të drogës dhe të alkoolizimit.

 

“Po të hyjnë në jetën tonë burra që janë të interesuar për mirëqenien tonë, për lumturinë tonë dhe për realizimin e ëndrrave tona, ne ata zakonisht i shmangim. Nuk ka asnjë dyshim që këta lloj burrash ne i hasim vërtet. Secila nga pacientet e mia që ka dashuruar tepër, ka qenë në gjendje të kujtonte, të paktën një, shpesh edhe disa nga ata burra që i përshkruanin me një pamje të menduar të fytyrës “ishte vërtet simpatik…, i sjellshëm…, vërtet i kujdesshëm…”. Pastaj zakonisht, buzëqeshej në mënyrë ironike dhe bëhej pyetja: Pse nuk më ngjiste me të? Shpesh e gjenin përgjigjen po ato vetë për pyetjen e tyre: “Nuk se pse, por kurrë nuk ndihesha e eksituar me të. E marr me mend që do të ishte shumë mirë,por ja që s’ecte”.

 

Një përgjigje më e mirë do të ishte kjo: Aksionet e tyre dhe reaksionet tona, lëvizjet e tyre dhe tonat nuk ndërthureshin që të mund të formonin një duet të përkryer. Megjithëse qenia në shoqërinë e tyre na jepte kënaqësi, ishte e ëmbël, interesante, mikluese, ne e kishim të vështirë ta mendonim se një lidhje me ta mund të ishte e rëndësishme ose që do t’ia vlente ta çoje në nivele më serioze. Njerëzit e këtij lloji zakonisht shkëputen ose shpërfillen apo në rastin më të mirë u jepet titulli i “mikut të mirë” sepse nuk arrijnë të na shkaktojnë atë nyjën në stomak dhe të na hyjnë në zemër, shenja këto që ne kemi vendosur t’i quajmë dashuri”.

 

“Kur vuajmë ngaqë jemi të dashuruara do të thotë se dashurojmë tepër”, – thotë Norwood. “Kur sjellja e tij na fyen, por mendojmë se është faji ynë, sepse nuk jemi aq tërheqëse apo aq të përzemërta, në fakt dashurojmë tepër”.

 

Në këtë mënyrë Norwood arrin të na thotë disa gjëra tejet të thella. Kështu për shembull, kur dashurojmë tepër, në të vërtetë nuk dashurojmë fare, sepse na ka kapluar frika se mos mbetemi të vetmuara, frika se mos nuk jemi të denja për t’u dashuruar, frika se mos shpërfillemi, ose braktisemi… Dhe të dashurosh me frikë do të thotë para së gjithash t’i ngjitesh pas, në mënyrë të sëmurë, dikujt që na duket i domosdoshëm për qenien tonë. Të dashurosh me frikë çon, përveç të tjerave, në vënien në veprim të një sërë mekanizmash kontrolli, me qëllim që “ta mbajmë tjetrin në hapësirën e kontrollueshme prej nesh”…

 

“Kur në shumicën e bisedave me shoqet tona të ngushta flasim për atë, për problemet e tij, për atë çka ai mendon, për ndjenjat e tij, dashurojmë tepër. Kur i përligjim grindjet e tij, karakterin e tij të vrazhdë, shpërfilljen e tij ose kur i quajmë pasoja të një fëmijërie fatkeqe dhe rrekemi të bëhemi shëruesja e të metave të tij, dashurojmë tepër. Kur lexojmë një ese popullarizuese të ndonjë psikanalisti dhe nënvizojmë të gjitha ato pjesë që mund t’i vijnë në ndihmë atij, dashurojmë tepër.

 

Kur nuk na pëlqen karakteri i tij, mënyra e të menduarit dhe e sjelljes së tij, por i përshtatemi, duke menduar se, për dashurinë tone, mund të ndryshonte, dashurojmë tepër. Kur lidhja me të vë në rrezik mirëqenien tonë emocionale e ndoshta edhe shëndetin e sigurinë tonë, padyshim që dashurojmë tepër. Me gjithë vuajtjet e kënaqësitë që mbart me vete, të dashurosh tepër është një përvojë e përbashkët me shumë gra, të cilat janë pothuajse të bindura se një lidhje intime e tillë duhet të jetë…