Shpërndaje

Ngrënia e brokolit mund të ulë rrezikun tuaj nga sëmundjet e zemrës, diabetit të tipit 2 dhe disa llojeve të kancerit, sugjeron një shkencëtar.

Flavanoidet e gjetura në këtë ‘super-ushqim’ mund të rrisin përgjigjen e trupit tuaj ndaj sëmundjeve të ndryshme, pretendojnë shkencëtarët.

Duke konsumuar brokol çdo tri ditë, ju mund të përmirësoni sistemin imun dhe të evitoni inflamacionin, transmeton Gazeta Express.

Gjenetisti Dr. Jack Juvik nga Universiteti i Illionsit, tha: “Komponimet fenolike kanë një aktivitet të mirë antioksidues, dhe ka dëshmi në rritje që tregojnë se ky aktivitet prekë rrugët biokimike të lidhura me inflamacionit në gjitarët”.

Shkencëtarët thonë se brokoli mund të gatuhet pa humbur përfitimet shëndetësore. Duke ngrënë brokoli, shkencëtarët thonë se njerëzit mund të evitojnë shumë sëmundje, të tilla si kancer, sëmundje të zemrës dhe diabet.