Shpërndaje
Aknet janë dukuria më e pakëndshme për shumicën e njerëzve, pasi janë të bezdisshme, të gërditshme dhe aspak tërheqëse.
Sidoqoftë, rastet nuk janë të rralla ku kremrat e shtrenjta nuk e zgjidhin këtë problem.

Por, fatmirësisht ekziston një mënyrë natyrale përmes së cilës mund t’i hiqni puçrrat brenda nates, e që nuk kushton asgjë.

Bëhet fjalë për metodën me aspirinë.

Përgatitni një pastë me tableta të shtypura të aspirinës dhe me ca pika ujë. Pastëne aplikojeni në zonën e infektuar dhe e lini ashtu për disa minuta.

Pas disa minutave e pastroni fytyrën, ose, nëse dëshironi rezultate më të mira, mbajeni pastën tërë natën.

Aspirina ka veti antipezmatuese dhe ekspertët thonë se mund t’i heqë aknet.

/Albeu.com./