Shpërndaje

Ata qe pelqejne muziken e Johnny Cash, e njohin pasionin e tij te cmendur per te shoqen, June.

Ne prag te Shen Valentinit, nje leter qe ai i dergonte te shoqes me rastin e 65- vjetorit te lindjes eshte votuar si letra e dashurise me e bukur ne bote.

Letra eshte shkruar ne vitin 1994.

Ne leter ai shkruante: “Po plakemi dhe po mesohemi me njeri- tjetrin. Mendojme njesoj. I lexojme mendjen njeri- tjetrit. E dime se çfare duam pa pyetur. Ndonjehere e irritojme njeri- tjetrin nga pak. Ndoshta ndonjehere e marrim njeri- tjetrin si te dhene”.

“Por ndonjehere, si sot, meditoj per kete dhe e kuptoj sa me fat jam qe kam ndare jeten me gruan me te madhe qe kam takuar ndonjehere”.

“Ti me magjeps serish dhe me frymezon. Ti ndikon per mire tek une. Je objekti i deshires sime, arsyeja numer nje ne bote per ekzistencen time. Te dua shume”.