Shpërndaje

Edhe pse e adhurojmë verën dhe faktin që mundemi të përdorim grim minimal, vjeshta është krejtësisht ndryshe. Më në fund mund t’i kthehemi përdorimit të gjithë atyre buzëkuqve të mrekullueshëm, të errët dhe të fuqishëm dhe të lozim me trendët, shkruan telegrafi. Në vazhdim po ju sjellim shtatë nuanca të cilat mezi presim t’i përdorim gjatë disa muajve të ardhshëm.

1. Nuancat e errëta ngjyrë vjollce
buz14
Edhe pse buzëkuqi nuk është risi, sivjet nuancat e errëta janë bërë akoma më të errëta!

2. Miksi rozë dhe nuancat e kuqe

buz21
Nëse ngjyra kumbull e errët ju frikëson paksa, zgjidhni ngjyrën e këndshme të miksimit mes rozës dhe të kuqes.

3. Balsami neutral për buzë

buz31
Gjithmonë ekziston opsioni që të zgjidhni balsamin, i cili në buzë lë ngjyrë të lehtë. Mund ta përdorni vetëm atë ose t’i shtoni sipër buzëkuq.

4. Nuancat ngjyrë kremi

buz42
Trendët e buzëve ngjyrë të gështenjta dominojnë edhe këtë sezon.

5. Nuancat neutrale me nëntorin ngjyrë rozë

buz51
Asgjë nuk është më mirë se e trëndafilta ngjyrë kremi, i buzëkuqit neutral, të përditshëm.

6. Ngjyrë pjeshke

buz61
Me shenjat e rozës apo të portokalltës, do të freskoni tërë fytyrën pa u munduar shumë.

7. E kuqja e errët

buz81
Kur dëshironi të lini përshtypje, buzëkuqi ngjyrë të kuqe është zgjidhja!