Shpërndaje

Shpesh dëgjojmë femrat të thonë “Është shumë vështirë të gjesh dhurata për meshkuj, ata e kanë shumë të lehtë me ne femrat”, është e vërtetë femrat përdorin shumë aksesorë, çanta, këpucë, kozmetikë parfume, dhe zgjedhja e dhuratave për meshkujt është e shumëllojshme. Kjo nuk ndodh për neve femrat, pas disa dhuratave, mbesim pa opsione të tjera. Prandaj ne kemi zgjedhur disa dhurata kreative që do ta befasojnë atë.

Libri i historisë suaj romanike

Krijoni një libër të vogël me kujtimet më të bukura të lidhjes tuaj. Kjo do të bëjë atë të ndihet i veçantë dhe t’i kujtojë kohërat e bukura ç`do ditë para gjumit.

Kuponët romantikë

Krijoni disa kuponë romantik me risi në jetën tuaj seksuale. Kjo do ishte dhurata më e bukur për ç`do mashkull

Të brendshmet me mesazhin tuaj

Kjo formë e printimit në material po praktikohet shumë kohëve të fundit. Bëhuni kreative dhe shkruani një mesash në të brendshmet e tij si në fotografi.

Jastëkët e dashurisë

Nëse ju jeni gati të merrni hapin e madh drejt martesës apo thjesht të jetoni së bashku , këta jastëkë romanikë janë dhurata më e bukur.

Letër dashurie në kornizën e fotografisë tuaj

Në ven që t’i dhuroni një kornize të thjeshtë me fotografinë tuaj të preferuar, krijoni një kornizë me një mesazh dashurie që ta bënë dhuratën më të veçantë.

Arsyet pse të dua

Shkruani në pllaka argjendi arsyet pse e dashuroni të dashurin tuaj. Le të jetë kjo simbolikë e jetëgjatësisë së këtyre arsyeve, sa dhe jetëgjatësia e argjendit.

Byzylyku me emrin tuaj

 

Zgjidhni një byzylyk qe ju e dini qe do t’i pëlqejë dhe shkruani emrin tuaj, që ai t’ ju kujtojë sa herë ta shikojë . Këto dhurata janë përzgjedhur nga giftideas.com. /jll/