Shpërndaje

Farat e lulediellit janë një produkt që kanë një përmbajtje të shkëlqyeshme vitaminash B1, B5 dhe E. Vitamina E është shumë e rëndësishme sepse vepron si një antioksidant në trupin tonë dhe lufton radikalët e lirë.

Ajo konsiderohet si një vitaminë kundër plakje dhe shton imunitetin. Më së shumti nevojë për Vitamina E kanë nevojë femrat shtatzëna dhe ato me foshnja që i ushqejnë me gji.

Vetëm 50 gramë fara të lulediellit ofrojnë 100 për qind të nevojave për Vitaminë E për trupin e njeriut. Këto fara janë burim i mirë i mineraleve siç është magnezi, potasiumi, hekuri dhe magnezi.

Farat e lulediellit përmbajnë gjithashtu amino-acide fibra dietalë dhe acid linoleik (acid ky shumë i rëndësishëm kundër dhjamit), ato gjithashtu përmbajnë yndyra që ulin nivelin LDL (kolesterolin e keq) dhe e rrisin HDL (kolesterolin e mirë).