Shpërndaje

Nëse ndonjëherë keni qenë në dyshime se a ia vlen ta shmangni sheqerin apo jo, atëherë kjo grua do t’ju shërbejë si inspirim për ta marrë atë veprim.

Carolyn Hartz ka hequr dorë nga sheqeri qe 28 vite, dhe sot ka trup më seksi se disa vajza 20 vjeçare.

“Nuk kam ngrënë sheqer për 28 vite. Fillimisht e kam pasur të vështirë sepse kam qenë e varur nga sheqeri, por besoj se shmangia e sheqerit është një nga arsyet kryesore se përse kam qenë e aftë ta mbajë trupin e shëndetshëm dhe në formë”, ka treguar ajo për Daily Mail.

Ajo sigurohet që të hajë proteinë në çdo shujtë, e veçanërisht në mëngjes sepse i ndihmon ta shmangë urinë.

Gjithashtu, në vend të sheqerit ajo e përdor një ëmbëltues të quajtur Xylitol – i cili është zëvendësues  krejtësisht natyral i sheqerit dhe mund të gjendet në disa perime dhe boronica.